Rozë

Arjola Demiri përlotet në Big Brother kur flet për fëmijët: Më ka marrë malli me i zgju në mëngjes

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 08 October 2021

Në mesin e banorëve të edicionit të ri të Big Brother VIP është edhe aktorja e njohur, Arjola Demiri.

Qëndrimi i saj brenda shtëpisë së famshme po përcjellët me shumë sfida, kjo pasi ajo ka deklaruar se po e ndjen vazhdimisht mungesën e fëmijëve të saj.

Edhe në mbrëmjen e së premtes (8 tetor), aktorja e njohur e emocionuar ka shpërthyer në lot, duke treguar se sa e vështirë është qëndrimi pa kontaktuar me fëmijët.

-Advertisement-

“Kam pasur momente të mira dhe të trishta, por po mundohem ta shijoj gjënë dhe të merrem me punë po mundohem. Më dhemb më shumë që se di se si janë. Më ka marrë malli me i zgju në mëngjes, me fol gjatë ditës”, u shpreh aktorja.

“Jam e bindur që më ndjekin dhe që janë para ekranit çdo moment. E di që më duan dhe më mbështesin aq sa un i mbështes dhe dua ata”, vazhdoi tutje ajo.

Kujtojmë që përveç Arjoles, brenda shtëpisë së Big Brother VIP janë edhe 13 konkurrent të tjerë të cilët janë në garë për të fituar shpërblimin e 100 mijë eurove.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera