Lajme

Arifi: S’kemi me leju Kurtin me na ngreh për hunde

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 23 September 2026

Sekretari i Aleancës, Avni Arifi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, duke folur për dinamikat politike pas zgjedhjeve dhe qëndrimin e Aleancës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Arifi tha se dinamikat politike duhet të përcaktohen nga partia që ka marrë më së shumti vota, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje.

“Dinamikat politike i përcakton partia që ka fituar më së shumti vota. Në këtë rast ne kemi një parti që ka pothuajse afër 50% të votave. Nuk mundet një parti me shtatë deputetë me i përcaktu dinamikat politike”, tha Arifi.

-Advertisement-

Ai u shpreh se Aleanca e kishte bërë ofertën e saj para zgjedhjeve dhe se, sipas tij, mospranimi i kërkesave të kësaj partie duhej të kuptohej si sinjal se vendi po shkonte drejt zgjedhjeve.

“Ne kemi bërë ofertë. Oferta jonë ka qenë shumë e lehtë dhe jo vetëm ne, por të gjithë u dashtë me e kuptu. Në momentin që nuk i ka akceptuar ato kërkesa të Aleancës, është dashur me e ditur Kosova që ky po na çon në zgjedhje”, u shpreh ai.

Arifi tha gjithashtu se Aleanca nuk do të lejojë, siç u shpreh ai, që të përdoret politikisht nga kryeministri Albin Kurti apo nga Lëvizja Vetëvendosje

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy