Arifi: Serbët vëzhgojnë kur vëmë flamurin në Preshevë

Autori: Gazeta inFokus
21:45 | 28 November 2022
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi thotë se autoritetet serbe e kanë dërguar në prokurori dhe gjyq, sa herë që ka ngritur flamurin shqiptar në ndërtesën komunale.
Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi u shpreh se diçka të tillë e bëri sërish këtë të hënë me rastin e 28 nëntorit, që përkon me 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Arifi bëri të ditur se ndërtesa e Komunës së Preshevës është vëzhguar në 24 orët e fundit, nga policia lokale, por edhe nga shërbimet sekrete serbe për të parë se kush do ta vendosë flamurin shqiptar.
“Po. Nuk është hera e parë që e kemi ngritur flamurin kombëtar këtu në Preshevë. Pesë a gjashtë herë më ka rastisur mua që ta vendos flamurin aty lart. Në këtë kontekst, ne ndihemi si çdo herë krenar, edhe ndihemi mirë. Atmosfera jonë është festive, që kur e ngrejmë flamurin kombëtar, e kthejmë një Shqipëri në Preshevë. Kështu është ajo ndjenja dhe në këtë kontekst, të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës kur e shohin flamurin në administratën komunale, e ndjejnë së paku për një ditë Shqipërinë e madhe”.
“Si çdo vit, edhe sivjet administrata jonë, ndërtesa komunale është vëzhguar nga policia lokale, por edhe nga shërbimet sekrete serbe në 24 orët e fundit, për të shikuar kush e vendos, sa orë e vendos, si e vendos. Ka një qasje shumë direkte, projektet e mia ngadalësohen, ndonjëherë edhe anulohen që financohen nga ndërkombëtarë. Më dërgojnë në prokurori, në gjyq, më dënojnë me sasi të caktuar parash. Kjo është e vetmja arsye, ndodh çdo vit”, theksoi ai.
Ndër të tjera, Arifi nënvizoi se qeveria në Shqipëri, Kosovë dhe ndërkombëtarët e dinë këtë fakt, por nuk kanë reaguar.

Të tjera
-
Muja: LVV s’ka interes për koalicion me PDK-në
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se subjekti i tij...
-
Kurti e uron kancelarin Merz: Mezi pres të bashkëpunojmë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Friedri...
-
Trump për sulmet e Indisë në Pakistan: Shpresoj vetëm të përfundojnë shpejt
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është pyetur në lidhje me sulmet me raketa...
-
India thotë se Pakistani ka qëlluar me artileri përtej kufirit
Ushtria indiane ka deklaruar se Pakistani ka qëlluar me artileri në zonën Bhi...
-
Haziri: Kur po hy në Kuvend, si me hy në varreza
Lutfi Haziri i LDK-së teksa fliste në “Politiko” rreth gjendjes politike, për...
-
India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit
India ka njoftuar se ka nisur një operacion ushtarak kundër Pakistanit, duke ...
-
Mashtroi autoritetet në Zvicër duke përfituar mijëra franga, merret vendim për gruan nga Kosova
Një grua nga Kosova është dënuar në Zvicër për përfitim të paligjshëm të ndih...
-
Çka është qeveria tranzicionale, që po e propozon Abdixhiku?
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku në konferencën e mbajtur për ...
-
Daut Haradinaj darkon me bashkëluftëtaret e tij, ka një falënderim të veçantë për ta
Deputeti i AAK-së ka publikuar një fotografi ku shihet duke drekuar me bashkë...
-
Reagime të ashpra për propozimin e Abdixhikut për Qeveri Tranzicionale
Propozimi i Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për...
-
Emilja Rexhepi eskalon ndaj Lumir Abdixhikut, e quan “shovinist njëetnik”
Deputetja nga komuniteti boshnjak Emilja Rexhepi e ka lexuar si njëetnike pro...
-
Peci: Lirim Mehmetaj e ka personale me mua
Deputeti i Vetëvendosjes dhe ministri në largim i Bujqësisë, Faton Peci ka pr...