Arabia Saudite planifikon resort turistik në Detin e Kuq
Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 02 August 2017
Arabia Saudite ka lançuar një projekt masiv zhvillimi turistik, që pritet t’i kthejë 50 ishuj dhe lokacione të tjera buzë Detit të Kuq në resorte turistike luksoze.
Mbretëria arabe shpreson që të tërheqë vëmendjen e turistëve të huaj por edhe atyre vendas, në përpjekje për të diversifikuar ekonominë saudite, për shkak të rënies së çmimit të naftës. Sipas asaj që bëhet e ditur, kufizimet me vizat për të huaj pritet të lehtësohen në këtë zonë turistike.
Gjithsesi, ende nuk është e qartë nëse kodi i veshjes dhe kufizime të tjera që normalisht zbatohen në mbretërinë konservatore, do të lehtësohen apo do të mbeten në fuqi. Për shembull, alkooli, kinematë dhe teatrot janë të ndaluara në Arabinë Saudite.
Gratë duhet të veshin rroba të lirshme dhe jo të ngushta për të nxjerrë hiret, veshje të posaçme të gjata që njihen si “abayas” në publik, si dhe shaminë e kokës nëse ato janë të besimit mysliman. Ato nuk lejohen gjithashtu të drejtojnë automjetet, e zakonisht kërkojnë lejen e një kujdestari mashkull për të studiuar apo udhëtuar jashtë vendit.
Ndërtimi i resorteve të reja pritet të nisë në vitin 2019. Faza e parë do të përfshijë ngritjen e një aeroporti të ri, si dhe hoteleve luksoze apo shtëpive, e pritet të përfundojë në vitin 2022.
Arabia Saudite aktualisht është mikpritëse e miliona të huajve, për punësim apo gjatë pelegrinazhit të Mekës.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...