Arabia Saudite, masat/ S’ka haxh për pelegrinët e huaj!
Autori: Gazeta inFokus
12:00 | 23 June 2020
Arabia Saudite njoftoi se pelegrinët e huaj nuk do të jenë në gjendje të kryejnë haxhin këtë vit për shkak të koronavirusit të ri.
Ministria e Haxhit dhe Umrahit në mbretërinë e Gjirit tha se vetëm një “numër shumë i kufizuar” i myslimanëve nga kombësi të ndryshme, që tashmë banojnë në Arabinë Saudite do të jetë në gjendje të kryejë haxhin, i cili këtë vit bie në fund të muajit korrik. “Ky vendim është marrë për t`u siguruar që haxhi të kryhet në mënyrë të sigurt nga perspektiva e shëndetit publik teksa respektohen të gjitha masat parandaluese dhe protokollet e nevojshme të distancës sociale për të mbrojtur njerëzit nga rreziqet që lidhen me këtë pandemi”, thuhet në një deklaratë të saj.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe çdo mysliman i aftë dhe që ka mundësi financiare, është i detyruar ta kryejë të paktën një herë në jetë. Çdo vit rreth 2.5 milionë myslimanë nga më shumë se 180 vende të botës marrin pjesë në këtë pelegrinazh, që përfshin një seri lutjesh dhe ritualesh përgjatë pesë deri në gjashtë ditëve ne qytetin e shenjtë të Mekës. Arabia Saudite po përpiqet ta mbajë nën kontroll situatën me pandeminë. Në këtë vend janë shënuar 161.000 raste me COVID-19, ndërsa prej kësaj sëmundje kanë humbur jetën 1.300 vetë.

T� tjera
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...































