APA: Thaçi kritikon ashpër BE-në dhe komisionerin Hahn
Autori: Gazeta inFokus
09:41 | 23 Maj 2017
Presidenti i Kosovës, Hasnim Thaçi gjatë vizitës zyrtare në Vjenë ka zhvilluar një intervistë me Agjencinë Austriake të Lajmeve APA. Në këtë intervistë kreu i shtetit të Kosovës ka kritikuar ashpër BE-në për mungesë të vizionit dhe guxim.Ai ka paralajmëruar se kjo mungesë e lidershipit në BE do të shfrytëzohet nga Rusia për destabilizonim e shteteve të Ballkanit.
Thaçi ka kërkuar nga BE që sa më shpejt të ndryshojë qasjen ndaj shteteve të Ballkanit. Sipas APA-s, ai ka qenë shumë i ashpër me kritikat ndaj komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn.“Vonesa e Bashkimit Evropian nuk mund të justifikohet “, ankohet Thaçi, i cili u takua të hënën Presidentin austriak, Alexander Van der Bellen.
“Federica Mogherini të paktën përpiqet të ruajë të njëjtën dinamikë në Ballkanin Perëndimor, derisa komisoneri Hahn për fat të keq nuk është fare prezentë në Evropën Juglindore”, ka shtuar ai.
Sipas tij, komisioneri Hahn është përkujdesur vetëm për Serbinë dhe për asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor. Ai ka kërkuar një angazhim më të shtuar të BE-së në Ballkan, për të ulur ndikimin rus, i cili është duke u rritur.
Në këtë intervistë për APA, Thaçi ka theksuar se BE-ja nuk duhet të sheh rajonin vetëm si një çështje teknike, por edhe në mënyrë strategjike.“BE-ja nuk duhet të sheh Ballkani nga perspektiva teknoktrate, bazuar në kapituj të katalogëve të kritereve.
Nëse BE vepron në mënyrë më strategjike, më aktive, atëherë do të mbyll hapësirën e krijuar për destabilizimin e rajonit nga Rusia”, ka thënë ai.Thaçi ka kritikuar po ashtu BE-në për kriterin e vendosur për procesin e liberalizimit të vizave.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor. APA shkruan se presidenti Thaçi, i cili është mbipartiak ka refuzuar të komentoj mbi politikat partiake.Megjithëkëtë, ai ka disa pritje për qeverinë re të Kosovës, që do të dal nga zgjedhjet. “Duhet të përfundoj demarkacioni, asociacioni i komunave me shumicë serbe, liberalizimi i vizave, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë etj.”, ka thënë Thaçi për APA.

T� tjera
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...

































