Fokus

Anulimi i mbledhjes mes dy qeverive, Konjufca thotë se kjo ishte përpjekje e Ramës për t’i dhënë një leksion Qeverisë së Kosovës

Autori: Elvira Haxhiu 19:14 | 14 June 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, anulimin e mbledhjes mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë e ka cilësuar si përpjekje të kryeministrit Edi Rama për t’i dhënë një leksion ekzekutivit të Kosovës.

Ne një prononcim për Gazetën Infokus, Konjufca këtë e cilësoi si një papjekuri të panevojshme nga ana e Ramës.

“Me Republikën e Shqipërisë i kemi pasur punët mirë, unë ende konsideroj që raportet janë të mira dhe që nuk ka le të themi goditje në raportet tona. Kjo ishte një përpjekje e zotit Rama për ta dhënë një porosi, ndoshta për ta dhënë një leksion për Qeverinë e Kosovës, mendoj që në këtë kuptim, nëse ky ka qenë qëllimi atëherë është një lloj papjekurie, e cila është e panevojshme”, ka thënë Konjufca./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Ndiqeni videon e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera