Rozë

Antonela tregon pse e refuzoi futbollistin Mario Baloteli

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 16 January 2022

Edhe Antonela është kontaktuar nga një futbollist i njohur.

Nuk janë të rralla këngëtaret apo modelet shqiptare që kanë treguar se janë ngac.muar nga futbollistat e njohur me famë botërore.

-Advertisement-

Një histori të ngjashme sot e ka ndarë edhe Antonela Berisha ish konkurrentja e Përputhen dhe ish banorja e BBV.

Ajo ka treguar se është nga.cmuar nga futbollisti Mario Baloteli të cilin e kishte refuzuar se nuk ishte tipi i saj.

“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Baloteli, e kam takuar në një lokal në Milano, futi shokë me më nguc, bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kështu, jo, i thashë nuk është tipi im”, tha Antonela në emisionin “E diell”.

Ndryshe gjatë qëndrimit në BBV ajo i ishte rrëfyer Donaldit se është në lidhje dhe ndihet shumë e lumtur për partnerin që ka në krahë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera