Lajme

“Anonymous” mesazh Vuçiqit: Ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 29 December 2022

Grupi i hakerëve “Anonymous” e ka lëshuar një paralajmërim ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ky grup përmes një video-mesazhi e ka paralajmëruar Vuçiqin se në rast se ai nuk i ndalon aktivitetet e rrezikshme në Kosovë, populli i Kosovës nuk do të mbetet pa mbështetje.

“Ne nuk do të qëndrojmë indiferent përballë këtij terrori. Reagimi ynë si kolektiv do të jetë i prerë dhe i shpejtë”.

-Advertisement-

“Anonymous nuk është një grup i vogël i pafuqishëm i njerëzve për ta injoruar. Ne jemi të organizuar, globalisht aktivë, kolektiv i individëve me mendësi të njëjtë dhe mesazhi ynë do të jetë i qartë”.

“Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, populli i Kosovës nuk është pa mbështetje”.

“Ne jemi Anonymous. Ne jemi Legjion. Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Në prisni neve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera