Lajme

Anëtari i VV-së në Shqipëri pëlqen krahasimin e Gashit për punët e Ramës dhe mospunën e Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 13 July 2022

Sipas një përmbledhjeje të bërë nga Shkelzen Gashi, në 7 postimet e fundit na Facebook, kryeministri Edi Rama, ka publikuar punët e kryera të Qeverisë, ndërsa Kruyeministri Kurti ka pasur vetëm urime dhe përkujtime. Këtë krahasim, çuditërisht, e ka pëlqyer, Iliaz Shehu, anëtar i VV-së në Shqipëri.

Kryeministri Albin Kurti kishte vendosur t’ia bëjë opozitën homologut të tij, Edi Ramës, duke e futur në zgjedhje partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, dega në Shqipëri. Ai e kishte prezantuar Shehun e LVV-së, si kandidat të pavarur për deputet në Qarkun e Lezhës.

Shehu e ka pëlqyer sot një shkrim, ku në fakt është paraqitur puna e Ramës dhe mospuna e Kurtit, sipas postimeve që ata kanë shpërndarë në Facebook.

-Advertisement-

Në postimin e pëlqyer nga anëtari i LVV-së, Shkelzen Gashi, ish-këshilltar i Kurtit, ka krahasuar shtatë postimeve e fundit të Ramës në profilin e tij në Facebook dhe shtatë postimet e Kurtit.

Të gjitha postimet e fundit të Ramës janë njoftime për përfundime të projekteve infrastrukturore, ndërsa postimet e Kurtit janë urime dhe përkujtime. Përveç njërës, që janë fotografi me bujqit.

Kujtojmë që në muajin shkurt, Gazeta Infokus kishte bërë një krahasim të tillë në mes të postimeve që publikon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për 100 ditë.

Dhe derisa Rama pothuajse çdo postim e kishte për nisjen e punëve të reja dhe përfundimin e tyre, Kurti kishte mbushur profilin e tij me fotografi e publikime nga homazhet, letra ngushëllimi, e fjalime që nuk tregojnë për asnjë punë konkrete të nisur nga qeveria.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje, i Gashit:

Edi Rama dhe Albin Kurti

Shtatë postimet e fundit të Kryeministrit Edi Rama në FB:

1. Rruga e Memiasit në Berat

2. Pesë tunele në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimi te Zona e Astirit

3. Ndërtimi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut

4. Përfundimi i rrugës së Vlorës

5. Përfundimi i Spitalit Infektiv në Tiranë

6. 150 shtëpi të reja për familjet e prekura nga tërmeti, e për pak ditë edhe 49 të tjera

7. Përfundimi i Kantierit DRSHTRR Korçë

Shtatë postimet e fundit të Kryeministrit Albin Kurti në FB:

1. Përkujtimi i 27 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

2. Urimi për festën e Kurban Bajramit

3. Diskutimi në tryezën: Evropa juglindore – A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?

5. Urimi për 4 korrik 1861 (Pavaresia e Shteteve te Bashkuara te Amerikes)

6. Kryeministri fotografohet me vëllezërit Beqiraj në Sopijë derisa ata korrin 15 hektarë grurë

7. Urimi per 2 korrik të vitit 1990 (Deklarata Kushtetuese per Republiken e Kosovës)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera