Analisti francez: Evropa ka humbur 30 vjet në mbrojtje, riarmatimi nuk bëhet brenda pak vitesh
Autori: Gazeta inFokus
23:04 | 12 July 2026
Evropa nuk mund të kompensojë për tre ose katër vjet tri dekada çarmatimi dhe investimesh të pamjaftueshme në mbrojtje. Ky është paralajmërimi i analistit francez të mbrojtjes, Aurélien Duchêne, i cili vlerëson se kontinenti përballet me një garë kundër kohës për të forcuar kapacitetet ushtarake dhe për të zvogëluar varësinë nga Shtetet e Bashkuara.
Në një intervistë për radion zvicerane RTS, Duchêne, bashkautor i librit “Europe and its Armies: The State of European Defense and its Future”, tha se pushtimi i plotë rus i Ukrainës në vitin 2022 e detyroi Evropën të marrë më seriozisht përgjegjësinë për sigurinë e saj.
“Evropianët duhet të përgatiten për mundësinë që në të ardhmen SHBA-ja të jetë e angazhuar në rajone të tjera dhe të mos jetë në gjendje të ofrojë të njëjtin nivel mbështetjeje për mbrojtjen e Evropës”, deklaroi ai.
Sipas tij, vende si Gjermania, Italia dhe Spanja kanë vite të tëra nëninvestimi në sektorin e mbrojtjes, prandaj riarmatimi nuk mund të realizohet brenda një periudhe të shkurtër.
Synimi: të jenë gati deri në vitin 2030
Duchêne tha se, sipas vlerësimeve të drejtuesve ushtarakë evropianë dhe shërbimeve të inteligjencës, Evropa duhet të ketë forcuar ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake deri në vitin 2030. Disa shtete, si Finlanda dhe vendet baltike, besojnë se ky objektiv duhet të arrihet edhe më herët, gjatë viteve 2028–2029.
Qëllimi është që Evropa të jetë në gjendje të pengojë çdo agresion të mundshëm rus dhe të reagojë me shpejtësi në krahun lindor të NATO-s.
Dronët – pika më e dobët e Evropës
Analisti francez theksoi se lufta në Ukrainë ka ndryshuar mënyrën e zhvillimit të konflikteve moderne, ku dronët janë bërë një element vendimtar.
Ai vuri në dukje se Ukraina prodhoi rreth pesë milionë dronë gjatë vitit të kaluar, ndërsa Franca dhe Gjermania prodhuan vetëm disa mijëra.
“Sot rusët dhe ukrainasit përdorin ndonjëherë deri në 30 mijë dronë në ditë, ndërsa vendet evropiane janë në gjendje të rrëzojnë vetëm disa qindra, në rastin më të mirë”, tha Duchêne.
Sipas tij, ushtritë evropiane kanë vetëm tre deri në katër vjet kohë për t’u përshtatur me realitetin e ri të luftës.
Mungon bashkëpunimi
Duchêne kritikoi edhe mungesën e koordinimit mes vendeve të Bashkimit Evropian.
“Evropa ka potencial ekonomik të një superfuqie, por shtetet vazhdojnë të investojnë të ndara në projekte që mund të realizoheshin së bashku, duke kursyer miliarda euro”, u shpreh ai.
Ai shtoi se disa vende, si Polonia, janë të gatshme të reduktojnë shpenzime të tjera publike për të financuar mbrojtjen, pasi e konsiderojnë kërcënimin rus si të drejtpërdrejtë. Ndërsa në vende si Franca dhe Italia, rreziku ende perceptohet si më i largët.
Në përfundim, analisti francez tha se Evropa duhet të ndërtojë një vetëdije më të fortë të përbashkët për sigurinë.
“Sot askush nuk është i gatshëm të vdesë për flamurin evropian. Por nesër, ndoshta do të jemi të gatshëm të mbrojmë fqinjët tanë baltikë ose polakë, sepse kemi një model shoqëror dhe një qytetërim që duhet mbrojtur përballë agresorëve si Rusia”, përfundoi ai. /Albinfo.ch

T� tjera
-
39 mijë e 777 veteranë të UÇK-së përfitojnë nga skema e pensioneve në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies...
-
Ushtroi dhu*në dhe kanosi gruan dhe familjen e saj në Prishtinë, ish-i dashuri në arrati
Një person në Prishtinë është vënë në kërkim të Policisë së Kosovës, pasi dys...
-
Komisionet parlamentare të hënën me takime diplomatike dhe tri projektligje të rëndësishme
Komisionet parlamentare do të kenë një agjendë të ngjeshur të hënën e 23 nënt...
-
Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit
Me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë ...
-
Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë
Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...
-
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza...
-
Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veri-A...
-
‘‘Ku është Qeveria?’’, Bajrami ndan pamje: Për herë të dytë po digjet deponia në Sferkë të Pejës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një posti...
-
FBI në alarm, dyshohet se hakerët kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale
FBI ka nisur hetimet për një shkelje të dyshuar të sigurisë në bazën e saj të...
-
Ja çfarë efekti të jashtëzakonshëm ka kjo vitaminë në shëndetin tuaj
Omega-3 ka rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit, veçanërisht te perso...
-
Pse Omega-3 është kaq e rëndësishme për shëndetin? Doktori tregon si të përfitoni më së miri prej saj
Përdorimi i vitaminave Omega 3 dhe suplementeve ushqimore mund të jetë i rënd...
-
Kurti: Banimi Social në Pejë drejt përfundimit, punimet po përparojnë edhe në Istog, Podujevë e Gjilan
Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar për projektin e banimit social në Pejë, ...

































