Analisti bullgar kritikon BE-në: Po përdor qasje të padrejtë ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
10:00 | 16 July 2023
Njohësi bullgar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Anton Pançev, ka kritikuar Bashkimin Evropian për qasjen që po e përdor ndaj Kosovës. Ai thotë se masat ndëshkuese të BE-së, ndaj Kosovës janë të padrejta, pasi Kosova në veri ka vepruar në përputhje me legjislacionin dhe kushtetutën e vet.
Pançev mirëpret marrëveshjen për depërshkallëzimin e situatës në veri, por nënvizon nevojën që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme.
Ai në një intervistë për KosovaPress kërkon nga Bashkimi Evropian të mos tentojë të përafrojë Serbinë përmes lëshimeve ndaj Kosovës.
“Duhet të kemi parasysh se Bashkimi Evropian nuk vepron siç duhet, pasi ata bëjnë përkrahje që të ndajnë fajin mes palëve. Kjo nuk është e mundshme faktikisht, sepse ne kemi shtetin e Kosovës, që ushtron dhe zbaton sovranitetin e saj mbi territoret që janë pjesë e pandashme e territorit të Republikës. Në anën tjetër i kemi veprimet diversive të Serbisë që ndërhynë në mënyrë brutale në punën e brendshme të Republikës së Kosovës.
Në Bruksel, institucionet e Bashkimit Evropian kërkojnë një barazi, e cila nuk është e mundshme. Unë shpesh e kritikoj Bashkimin Evropian për qasjen e tij ndaj Ballkanit dhe proceseve rajonale. Në institucionet e Brukselit duhet të kuptojnë se kush e ka fajin dhe mos të bëjnë përpjekje të kota që të përafrojnë Serbinë përmes lëshimeve ndaj Kosovës dhe shteteve të tjera të rajonit”, pohon ai.
Pançev, i cili është edhe albanolog, thekson se Serbia vazhdimisht po krijon tensione në Kosovë, duke ndërhyrë në punët e brendshme të saj.
“Nuk janë të drejta këto presione ndaj Kosovës, sepse institucionet atje bëjnë dhe realizojnë siç do të duhej të vepronin të gjitha shtetet e pavarura, duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vet. Pra, nuk mund të lejohet që një shtet i huaj, në këtë rast Serbia të ndërhyjë në punën e brendshme të një shteti tjetër….Diplomacia dhe politikët serb kanë pasur sukses që të ndërtojnë një lobi të fortë në BE që veprimet e tyre të mos dënohen dhe gjykohen siç duhet. Serbia paraqitet dhe shtrirët si një faktor i rëndësishëm në Ballkan që nuk është kështu, por i kanë bindur zyrtarët e BE-së që Serbia duhet të ledhatohet dhe mbështetet”, deklaron Pançev.
Megjithëse e konsideron të nevojshme arritjen e marrëveshjes për depërshkallëzimin e situatës në veri, Pançev thotë se duhet garanci që Lista Serbe nuk i bojkoton sërish zgjedhjet atje.
“Duhet të ketë garanci që Lista Serbe, prapa të cilës qëndron Beogradi nuk do t’i bojkotojnë zgjedhjet dhe nuk do të vazhdojnë me veprime diversive. Mendoj se plani trepikësh i BE-së është një bazë e mirë dhe duhet ende kompromise të ndërsjella që të arrihet një ecje përpara që mos të ketë tensionim”, thotë ai.
Në anën tjetër, ai vë në pah edhe qëllimin e Serbisë, i cili sipas tij, është krijimi i një autonomie për serbët në Kosovë. Mirëpo, thotë se një gjë e tillë është e panevojshme, pasi Kushtetuta e Kosovës ofron mundësi të mjaftueshme për komunitetin serb.
“Republika e Kosovës është ndërtuar si një shtet pa njësi autonome brenda saj. Kjo gjendje nuk mund të ndryshohet. Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë shumë të drejta për pakicat e komuniteteve jo shumicë, përfshirë edhe serbëve. Nuk është e nevojshme që të bëhet një autonomi, prandaj ky pozicion i qeverisë dhe po besoj të gjithë partive shqiptare në Kosovë e kanë të qartë dhe nuk do të lejojnë kompromise të tilla me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, përfundon ai.
Të hënën (10 korrik) në Bratislavë të Sllovakisë, kryengociatori kosovar, Besnik Bislimi bëri të ditur se është pajtuar me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për hapat për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.
Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Të tjera
-
Gjashtë raste të dhu*nës në familje për 24 orë në Kosovë
Gjatë 24 orëve në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje. ...
-
Kurti pritet me duartrokitje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së
Lëvizja Vetëvendosje sot po mban mbledhjen e 58-të të Këshillit të Përgjitshë...
-
Liderët evropianë bashkohen në Kiev për t’iu kundërpërgjigjur paradës së Vladimir Putinit
Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe liderët e tjerë evropianë, Presidenti...
-
Babai raporton zhdukjen e djalit në Ferizaj, policia nis hetimet
Një djalë është zhdukur që nga dita e enjte në qytetin e Ferizajt. ...
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në r...
-
Aksident në Shupkovc të Mitrovicës
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësis...
-
Muharremi: Krasniqi është politikani më i matur e balancuar në skenën politike
Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se nuk ka dyshime se kryetari i Partisë D...
-
Sot bëhen 27 vjet nga Beteja e Llapushnikut
27 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet...
-
Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë ndaj ish-drejtuesve ...
-
Kosovës masat pritet t’i hiqen gradualisht, thonë nga Komisioni Evropian
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës do të hiqen gradualisht. Kjo u konfirmua në ...
-
Shqipëria në heshtje elektorale
Mbrëmja e së premtes shënoi përmbylljen e fushatës zgjedhore në Shqipëri, duk...
-
Hamiti: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës po i vuajmë të gjithë, edhe votuesit e Kurtit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar së muajin e ar...