Lajme

Ambasadori i Kosovës në Bruksel poston disa fotografi me Kurtin: “Gati për takimet”

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 17 August 2022

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka publikuar fotografi nga kryeqyteti evropian së bashku me kryeministrin Albin Kurti.

“Gati për takimet” , ka shkruar Bajrami në fotografitë me shefin e qeverisë.

Kryeministri Kurti do të takohet sot në ora 17:00 me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

-Advertisement-

Ndërkaq nesër, Kurti do të takohet me presidentin serb Vuçiq në kuadër të dialogut me Serbinë.

Ky takim do të ndërmjetësohet nga Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell dhe Emisari për dialogun Miroslav Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera