Sport

Alvaro Morata tregon se çfarë do të bëjë nëse i shënon Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 20 February 2019

Alvaro Morata ka lënë një pjesë të zemrës në Torino, ku ka luajtur me Juventusin në periudhën 2014-2016.

Me fanellën e Atletico Madridit do të përballet si kundërshtar pikërisht me “Zonjën e Vjetër” në Champions, sonte në “Wanda Metropolitano”.

Unë e di se fitimi i Ligës së Kampionëve do të jetë diçka e veçantë këtu, por nuk pretendoj të jem më i rëndësishëm se kushdo. Kam ardhur për t’i dhënë një dorë Atletico Madridit. Së pari duhet të mendojmë për ndeshjen me Juventusin. Unë i njoh bardhezinjtë, e di që nuk janë të lumtur as me barazimin këtu. Ata janë favoritë edhe për trofeun, në fund të garës. Kjo është një përgjegjësi për ata, ndërsa ne jemi të vetëdijshëm për potencialin që kemi”, tha fillimisht sulmuesi.

-Advertisement-

Alvaro Morata i bëri këto deklarata për gazetën “AS”, vetëm disa orë larg fillimit të ndeshjes Atletico Madrid-Juventus.

E pamundur të mos përmendej, megjithatë, një gol i tij i mundshëm: “Goli me fanellën e Atletico Madridit më gëzon dhe mund ta festoj atë. Sidomos sonte në shtëpi, në “Wanda Metropolitano”. Festimi do të mungonte në Torino, në respekt të tifozëve atje. Juventusi është ekipi im në Itali dhe dua që të fitojë gjithmonë, përveçse kur takohet me Atletico Madrid”, deklaroi spanjolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera