Sport

Trepça – Prishtina, sonte super-derbi i rivalëve të vjetër

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 23 January 2025

Xhiroja e 18-të e Superligës së basketbollit do të vazhdojë sonte me dy ndeshje të tjera.

Derbi i kësaj xhiroje do të jetë ai mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Takimet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe sonte në “Minatori”.

-Advertisement-

“Xehetarët” i kanë 12 fitore e pesë humbje, ndërsa prishtinasit nëntë fitore e tetë humbje.

Këto dy skuadra u përballën mesjavën e kaluar për Kupë, ku bardhekaltrit fituan 67:65 në gjysmëfinale, derisa sfida e kthimit do të zhvillohet mesjavën e ardhshme, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në finale.

Vëllaznimi në top formë do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin. Kuqezinjtë kanë nëntë fitore e tetë humbje, derisa prizrenasit janë në vendin e tetë me katër fitore e 13 humbje.

Superliga – Java 18

Sonte

18:30 Trepça – Sigal Prishtina

18:30 Vëllaznimi – Proton Cable Prizreni

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera