Sport

Allegri pushon Dybalan ndaj Spal

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 23 November 2018

Trajneri i Juventusit ka njoftuar që do të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen e radhës.

Juventusi pret nesër Spalin, ndërsa Massimilliano Allegri kërkon kujdes nga skuadra e tij.

Trajneri i bardhezinjve vlerëson kundërshtarët në konferencën për shtyp dhe flet për Paulo Dybalan.

-Advertisement-

“Paulo është në rritje konstante që nga viti i parë që erdhi. Jam i lumtur për golin që shënoi me Argjentinën”, tha trajneri. “Ai është në gjendje të mirë, rritja e tij duhet të vazhdojë, por varet nga vullneti i tij”. “Kundër Spalit mund ta nisë nga banka rezervë, ndërsa Mandzukiç dhe Ronaldo do të jenë titullarë. Kemi mungesa dhe dua ta ruaj një zëvendësim”, deklaroi Allegri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera