Lajme

Albulena Haxhiu jep detaje se kush do të përfitojë 100 eurot që do të ndajë qeveria

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 12 April 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha lajmin se qeveria do të ndajë 100 euro për të gjitha kategoritë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Haxhiu ka treguar konkretisht se cilat kategori do të përfitojnë nga kjo pako.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

“Siç e tha kryeministri, nuk jemi as afër zgjedhjeve parlamentare dhe as atyre lokale por jemi gjithnjë afër qytetarëve.

– 100 milionë euro mbështetje për qytetarët

– Dyfishim i asistencës sociale për muajin prill

– 100 euro shtesë për të gjithë pensionmarrësit për muajin prill – pension bazik, pension kontributpagues, pension për aftësi të kufizuar, pension të veteranit

– 100 euro për 300 mijë punëtorët e sektorit privat

– 100 euro për 80 mijë punëtorët e sektorit publik

– 100 euro për 80 mijë studentët

– 40 mijë pakove ushqimore për familjet në nevojë

-Rreth 800 mijë qytetarë përfitues – çdo familje e Republikës së Kosovës”./Gazeta Infokus/

A do të rritet tatimi në pagë? Flet Hekuran Murati

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera