Lajme

A do të rritet tatimi në pagë? Flet Hekuran Murati

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 12 April 2022

Ministri i financave, Hekuran Murati në një konferencë për media ka folur për raportimet se Qeveria e Kosovës po planifikon ndryshimin e Politikave Tatimore që përfshinin edhe rritjen e tatimit në pagë, shkruan Gazeta Infokus.

Murati në këtë konferencë ka thënë se aj koncept dokument sipas tij ka qenë e përgatitur nga stafi civil dhe jo nga qeveria, dhe për këtë arsye ka kërkuar që të tërhiqet nga konsultimet publike.

“Koncept dokumenti në fjalë, ka qenë i publikuar për konsultime publike nuk është një dokument sekret, është publikuar, edhe unë e kam parë at ditë kur është publikuar dhe jam befasuar kur e kamë parë se e kam kuptuar që ka qenë i përgatitur nga stafi civil as s’ka të bëjë asgjë më qëndrimet e qeverisë e sa nuk është që me direktiva nga kabineti apo që përfaqëson programin qeverisës, dhe normalisht që kam kërkua që të tërhiqen nga konsultimet publike”, ka thënë ministri Murati.

-Advertisement-

Ai po ashtu shtoi se kur do të ketë ndryshime në lidhje me politikat fiskale do të njoftojë me kohë publikun.

“Si qeveri me kohë do të ju njoftojmë për të gjitha ndryshimet pra mjafton që të bazohet në atë që ne e dërgojmë zyrtarisht nëpër kanalet e komunikimit që ta merrni si të mirëqenë që qeveria po e bënë përndryshe, do të them se aj dokument është tërheq nga qarkullimi publik dhe normalisht me kohë kurdo që kemi ndryshime për politikën fiskale do të ju njoftojmë”, ka shtuar Murati.

Në Koncept-dokumentin e publikuar janë propozuar dy variante për normat e tatimit në pagë.

Nëse dikush që ka pagën 700 euro bruto aktualisht paguan 70 euro tatim në pagë, nëse miratohet kjo nismë e Qeverisë Kurti atëherë do të paguajë 105 euro tatim në pagë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera