Lajme

Albin Kurti i refuzoi vaksinat – Vjosa Osmani e falënderon Shqipërinë për to

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 12 April 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu priti sot ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ajo e falënderoi shtetin shqiptar për bashkëpunimin, dhe nënvizoi se sigurimi i vaksinave për qytetarët e vendit është prioritet themelor i institucioneve të Republikës.

Në kohë pandemie, Qeveria e Kosovës bleu 36 vetura zyrtare

-Advertisement-

 

Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën e kaluar refuzoi ndihmën e Shqipërisë për të marrë donacion vaksinat anti covid për mësimdhënësit e Kosovës, sot presidentja Vjosa Osmani ka takuar ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi dhe e ka falënderuar për ndihmën e ofruar nga Shqipëria për vaksina për Kosovën.

“Në kohën e thellimit të krizës globale me pandeminë Covid–19, ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të sigurojmë vaksina për qytetarët tanë. Ky është prioritet mbi prioritetet për ne. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe sigurimi i jetës së tyre është përkushtimi ynë i çdoditshëm”, tha presidentja Osmani.

Më tej, Presidentja Osmani dhe ambasadori Minxhozi diskutuan për mundësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë qarkullimin e lirë dhe thellimin e raporteve kulturore, ekonomike dhe politike.

Ambasadori Minxhozi, pasi i uroi Osmanin zgjedhjen si Presidente e Republikës së Kosovës, e siguroi atë se shteti shqiptar do ta vazhdojë përkrahjen e mëtejme për Kosovën.

“Ne duhet të krijojmë politika të cilat e lehtësojnë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor ndërmjet të dyja vendeve”, tha Minxhozi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera