Lajme

Alarmohet edhe IKSHPK pas rritjes së rasteve, qytetarët të vaksinohen sa më parë

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 23 July 2022

Pas rritjes së numrit të rasteve pozitive dhe numrit të vdekjeve nga COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me një apel për qytetarët, shkruan Gazeta Infokus.

Nga ky Institut qytetarët janë këshilluar që të vaksinohen sa më parë me dozat e vaksinës anti-COVID.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të
vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç;

-Advertisement-

me dozën e katërt, mund të vaksinohen personat e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Gjithashtu, është bërë thirrje që të barten edhe maskat në ambientet e mbyllura, për shkak të shifrave të larta të të infektuarve./Gazeta Infokus

Postimi:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

Fatkeqësisht sot janë raportuar katër raste të vdekjes nga kjo sëmundje!

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç;

me dozën e katërt, mund të vaksinohen personath e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera