Alarm nga nafta e rrezikshme, bllokohen 40 maune
Autori: Gazeta inFokus
10:34 | 18 Korrik 2017
Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, konfirmon për gazetën “Zëri” se numri i maunave me naftë jocilësore, të bllokuar në terminalin Doganor në Morinë, ka arritur në 40. Jozyrtarisht mësohet se nafta në fjalë ka qenë e destinuar për “HIB Petroll”-in, “Lab Oil”-in dhe “Ex Fis”-in
Më shumë se 1 milion litra naftë e cilësisë shumë të dobët gati prej një jave është bllokuar në Terminalin Doganor në Morinë, pasi që nga analizat e bëra në laboratorin e Doganës, si dhe në dy laboratorë privatë të akredituar në Kosovë, ka rezultuar se nafta në fjalë nuk i plotëson kriteret e parapara në vendin tonë.
Por, pavarësisht se në tri analizat e bëra në vendin tonë, nafta në fjalë ka dalë të jetë jashtë parametrave, me insistimin e pronareve të kompanive, të cilëve u është bllokuar nafta, Dogana i ka dërguar mostrat për superanalizë në Maqedoni, e ku ka dyshime të manipulimit të tyre.
Gazeta “Zëri” nga Dogana e Kosovës ka kërkuar më shumë informacione për naftën e bllokuar në kufij, por ata pos konfirmimit të bllokimit të një sasie të madhe të naftës nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme.
Jozyrtarisht mësohet se nafta e bllokuar gati prej një jave në Terminalin Doganor
ka qenë e destinuar për “HIB Petroll”-in, “Lab Oil”-in dhe “Ex Fis”-in.
Bllokohen 40 maune
Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, ka thënë se deri më tash në Terminalin Doganor janë bllokuar më shumë se 40 autobote.
“Dogana rregullisht aplikon kontrolle të cilësisë së naftës dhe ne marrin mostra të cilat pastaj dërgohen në laborator për t’u kontrolluar, me udhëzimin mbi konformitetin e naftës dhe derivateve të saj. Dogana pas marrjes së përgjegjësisë, sipas udhëzimit 01/2017 të MTI-së, ka aplikuar sistemin e kontrolleve të bazuara në analizat e riskut. Pra, ne kontrollojmë në aspekt cilësor, përmes matjeve kundrejt konformitetit. Derisa rasti i fundit është i ndërlidhur me tejkalimin e parametrave të lejuar për disa dërgesa të naftës, gjithsesi se me duhet të theksoj se sipas analizave tejkalimi i parametrave është i ulët. Pasi dallimi është shumë i ulët, prandaj edhe janë dërguar edhe një herë për superanalizë”, ka thënë Stavileci për gazetën “Zëri”.
Më tutje zyrtarë të Doganës së Kosovës kanë bërë të ditur se Dogana ka dërguar mostrat për superanalizë në një laborator jashtë Kosovës.
Nafta, jocilësore
Gazeta ka kërkuar informacione edhe nga laboratorët të cilët kanë bërë analizat e naftës, por nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje. Por jozyrtarisht gazeta “Zëri” ka mësuar se nafta e bllokuar është e cilësisë shumë të dobët.
“Është naftë e cilësisë tepër të ulët, apo gati naftë industriale”, ka thënë një burim i gazetës “Zëri”.
Në anën tjetër Ibrahim Bucaliu, nga “HIB Petrol”-i, thotë se vazhdimisht kanë kërkuar që të ketë kontroll të cilësisë. “Ne vazhdimisht kemi kërkuar që të vendoset kontrolli në sektorin e naftës. Shpresojmë që kësaj radhe të funksionojë”, ka thënë Bucaliu për gazetën “Fjala”. Po ashtu edhe Raif Gashi nga “Lab Oil”-i e ka quajtur procedurë deri diku normale aksionin e Doganave, por ka thënë se dyshon në profesionalizmin e tyre, ka raportuar gazeta “Fjala”.
Berjani: Edhe në të kaluarën është importuar naftë jocilësore
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka bërë të ditur se maunat e bllokuara ne naftë nuk janë konform udhëzimit administrativ, pasi që nuk i plotësojnë parametrat e cilësisë. Berjani ka thënë se nafta e cila është bllokuar në kufij ka ardhur nga Shqipëria, e ku ka origjinë nga Spanja.
“Tani kjo dëshmon se edhe në të kaluarën është futur naftë jocilësore nga importi, ky është një shembull se derivatet nuk prishen në pika karburanti, por importohet jocilësore. Derivati ka qenë i destinuar për tregun e Kosovës. Sikur mos të ishte kontrolluar në kufij, ky derivat do të shpërndahej nëpër pika karburanti dhe me rastin e monitorimit nga MTI-ja për cilësi, ishin gjobitur minimumi nga 10 mijë euro për këtë derivat jocilësor jokonform pa fajin e tyre.
Sipas tij, kësaj radhe janë kontrolluar mbi 25 maune dhe të gjitha mostrat kanë dalë jokonform ligjit, e ku sipas tij kjo është shumë shqetësuese.
Përndryshe, më 8 korrik të vitit 2015 Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë kundër një personi përgjegjës të “HIB Petrol”-it. Sipas një komunikate, në atë kohë të lëshuar nga Prokuroria thuhet se i pandehuri akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Mashtrimi”, sipas Nenit 335, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 3 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mashtrimi i blerësve”, sipas Nenit 299, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Aktakuza ndaj “HIB Petrol”-it ka të bëjë me furnizimin e 44 institucioneve edukativo-arsimore brenda territorit të Komunës së Prishtinës, me naftë për ngrohje dhe gjenerator, me ç’rast i pandehuri ka vepruar në kundërshtim me kontratën e lidhur në mes të Komunës së Prishtinës dhe kompanisë, pronar i së cilës është dhe ka vënë në qarkullim produktin-naftën e cilësisë që nuk i përgjigjet kualitetit të produktit.
Në komunikatë më tej thuhet se si pasojë e këtij mashtrimi të dëmtuarës, Komunës së Prishtinës, i ka shkaktuar dëm në shkallë të madhe.
Në këtë çështje penale është ngrirë një autobot cisternë, pronë e kompanisë “HIB Petrol”, që është përdorur për kryerjen e veprave penale.
Prokurori i rastit ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin, për veprat me të cilat ngarkohet sipas aktakuzës, ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.
Gazeta “Zëri”, në një hulumtim të gjatë që kishte bërë, kishe raportuar më 4 shkurt të vitit 2014 se kompania “Hib Petrol” kishte furnizuar shkollat me naftë për ngrohje me përmbajtje të lartë të sulfurit./Zeri/

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...































