Ekonomi

Alarm nga Banka Botërore, “Zajednica” rrezikon Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 12 April 2018

Banka Botërore ka alarmuar për një rrezik shumë serioz që mund ti kanoset Kosovës në ditët në vazhdim. Krijimi i Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe dhe Forcave të Armatosura të Kosovës janë dy rreziqe politike të cilat sipas bankës botërore mund të ndalin hovin rritjes ekonomike që u tha se do të jetë 4.8 për qind këtë vit, shkruan Infokusi.

“Edhe pse pozitive, perspektiva e Kosovës është e cënueshme nga rreziqet që kanë të bëjnë me të dy politikën vendëse dhe rritjen më të dobët në Evropë se që ishte projektuar”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore për ekonominë në Ballkanin Perëndimor, të titulluar “Ndjeshmëritë ngadalësojnë rritjen”.

Sipas këtij raporti, Qeveria e Kosovës mban vetëm 61 nga 120 vende në parlamentin e Kosovës dhe kjo mund të paraqes telashe të mëdha në përmbushjen e shumë obligimeve që lidhen direkt me zhvillimin ekonomik në vend.

-Advertisement-

Financimi i projekteve të mëdha me para të institucioneve financiare ndërkombëtare, reforma në skemat sociale e adresimi i korrupsionit vlerësohet se mund të pengohen nga mungesa e stabilitetit politik, shkruan Infokusi.

Çdo vonesë në reforma, për të mbuluar përfitimet e veteranëve të luftës ose për të parandaluar ngritjet në përfitime sociale të pakontrolluara dhe të financimin e skemave të pensionit të parakohshëm, sipas këtij raporti mund të rrezikojnë qëndrueshmërinë fiskale.

“Rreziqet politike mund të rriten me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicës Serbe dhe krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Përveç kësaj, një rrezik tjetër që i kanoset Kosovës këtë vit është rënia e investimeve të huaja direkte dhe zvogëlimi i të ardhurave nga diaspora.

“Zgjerimi i investimeve publike 2018-20 mund të përballet me kufizime të kapaciteteve; rritja më e ulët se që ishte parashikuar në Eurozonë mund të zvogëlojë remitancën dhe IHD-të”.

Për të balancuar rreziqet, Banka Botërore rekomandon se duhet zbatohen reformat prioritare për të ruajtur stabilitetin fiskal, duke i zhvendosur burimet për sektorët e tregtueshëm, duke e rritur produktivitetin, angazhimin dhe punësimin e të rinjve dhe grave, duke adresuar korrupsionin, duke e përmirësuar qëndrueshmërinë mjedisore dhe adresimin e kufizimeve të infrastrukturës./Infokusi/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy