Sport

Al Khelaifi nis merkaton dhe synon lojtarin e Manchester United: Me Messin flasim pas Botërorit!

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 09 December 2022

E ardhmja e Lionel Messit është gjithnjë e më shumë në dyshim duke qenë se kontrata e argjentinasit skadon në fundin e këtij sezoni. Inter Miami, por edhe Barcelona synojnë të bindin “pleshtin” për të shijuar vitet e fundit në futbollin aktiv, megjithatë edhe PSG nuk është dorëzuar dhe do të luftojë për ta mbajtur 35-vjeçarin në organikë edhe për sezonin në vijim. Së fundmi, presidenti i parisienëve, Nasser Al-Khelaifi theksoi se me argjentinasin do të diskutojnë pas Botërorit, ndërsa zbuloi edhe se në merkaton e janarit mund të tentojnë transferimin e Marcus Rashford nga Manchester United.

“Me Messin kemi rënë dakord që të diskutojmë pas Kupës së Botës, të dyja palët janë shumë të lumtur nga ky bashkëpunim. Ai është shumë i kënaqur nga klubi i PSG dhe diçka e tillë dallohet edhe në kombëtaren e Argjentinës, e shihni sa i lumtur është? Me ne ka zhvilluar një super sezon.

Rashford? Është me të vërtetë një djalosh i jashtëzakonshëm, nëse largohet me zero nga United të gjithë do të duan të firmosin me të. Ne nuk fshihemi dhe në të kaluarën kemi biseduar me të, por nuk ishte momenti i duhur. Pse jo në merkaton e verës? Mund të flasim, por tashmë është i përqendruar te Kupa e Botës. Pastaj në janar të shohim, me pak fat dhe nëse na intereson, atëherë do të flasim me të”, u shpreh Rashford.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera