Lajme

Aksident trafiku në Mitrovicë, lëndohet një person

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 11 April 2022

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Mitrovicë.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Gjërat e thjeshta që bëra për të eliminuar prostatën

-Advertisement-

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se lëndime ka pësuar vetëm motoçiklisti.

“Rreth orës 16:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Zahiti./Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera