Lajme

Aksident në Leposaviq, lëndohen 5 persona

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 02 August 2018

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku në Leposaviq mbrëmë pas mesnatës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në aksident janë përfshirë dy vetura, shkruan gazeta inFokus.

Njeri veture kishte targa të Serbisë ndërsa tjera ishte pa targa.

-Advertisement-

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se rasti është duke u hetuar.

“Leposaviq 01.08.2018 – 00:30.  Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave njëra me targa të Serbisë e tjetra pa targa. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona meshkuj K-Serb. Rasti është duke u hetuar.”/inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera