Lajme

Aksident mes një kamioni dhe një veture në Trudë, lëndohet një person

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 12 January 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Trudë ku si pasojë është lënduar një person, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 14:30 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti  transportues dhe një veture. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera