Lajme

Aksident i rëndë në Sllatinë, lëndohen katër persona

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 16 January 2023

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy automjeteve në Sllatinë, në rrugën Pejë-Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa policia po merret me rastin.

Këto informata i dha për Gazetën Infokus zëdhënësja e policisë, Luljeta Mehmeti.

-Advertisement-

“Nga të dhënat  e para që kemi nga terreni, mund të konfirmojmë  se sot më datë 16.01.2023 rreth orës 13:25 në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë ( Sllatinë) ka  ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy automjete me tabela vendore. Si  pasoj e aksidentit katër (4)  persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtim mjekësor në QKUK. Njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin”, tha Mehmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera