Dodik thotë se do të kërkojë nga Rusia “mbështetje për sigurinë”

Autori: Gazeta inFokus
20:42 | 10 May 2025
Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje për sigurinë”, pasi zhvilloi, siç tregoi, katër takime me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë dy ditëve të fundit në Moskë, raporton Radio Evropa e Lirë.
Dodik tha se u sigurua nga Putini se do të “mbeten në kontakt për të gjitha çështjet e marrëveshjeve të përbashkëta”, dhe se “për gjithçka që folën rreth aktiviteteve të përbashkëta, Putin tha: ‘do ta bëjmë’”.
“Ajo që duam të ofrojmë dhe kërkojmë nga Rusia në periudhën e ardhshme është një sërë çështjesh që mund të përshkruhen si një lloj mbështetjeje sigurie, për të mos përmendur garancitë nga Rusia për pozicionin tonë politik dhe territorial, dhe këtë e nxjerrim kryesisht nga fakti se Rusia është garantuese e Marrëveshjes së Dejtonit”, tha Dodik në Moskë për mediat nga entiteti serb i Bosnjës, Republika Sërpska.
Në një intervistë me Radio Televizionin e Republikës Sërpska (RTRS), agjencinë Srna dhe Televizionin Alternativ (ATV), ai theksoi se Rusia “padyshim që mbështet qëndrimin e asaj marrëveshjeje, por jo të tjerët, siç është Franca, e cila po bën gjithçka për ta degraduar atë”.
Dodik ishte takuar me Putinin edhe më 1 prill, kur kishte udhëtuar në Moskë dhe ishte kthyer në Republikën Sërpska duke shmangur arrestimin, megjithëse Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka lëshuar fletarrestim kombëtar për të, duke e akuzuar për shkelje të rendit kushtetues të Bosnjës.
Dodik deri më tani i është shmangur arrestimit brenda Bosnjës, pavarësisht se vendi ka 16 agjenci policore që kanë pushtetin për ta arrestuar atë.
Liderët e Republikës Sërpska, në veçanti presidenti Dodik, kritikohen nga qeveri perëndimore se po bëjnë përpjekje për ta ndarë nga Bosnja entitetin serb.
Ditë më parë, përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje, theksoi se vendi ndodhet në një “krizë politike, por jo edhe të sigurisë”, dhe se “nuk ka rrezik për luftë”.
Megjithatë, ai theksoi se situata në lidhje me Marrëveshjen e Dejtonit nuk ka qenë kurrë më e keqe dhe se gjithçka nisi pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Dodikut, çka u përdor nga autoritetet e Republikës Sërpska si justifikim për hapa drejt “de facto shkëputjes”, përfshirë nismën për hartimin e një Kushtetute të re për entitetin serb.
Ndërkohë, Dodik ishte në mesin e dhjetëra udhëheqësve botërorë që morën pjesë në festimet e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore në Moskë.
Përveç Dodikut, të vetmit udhëheqës evropianë që morën pjesë ishin presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri sllovak, Robert Fico.
Putin dhe Vuçiq mbajtën takim dypalësh, në të cilin Putin vlerësoi se “dialogu ruso-serb po zhvillohet vazhdimisht” dhe se udhëheqjet e të dy vendeve janë në “kontakt të rregullt”.
Takimi dypalësh midis Putinit dhe Vuçiqit në Moskë ishte takimi i parë zyrtar prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022.
Parada në Moskë u dënua nga vendet perëndimore, të cilat e quajtën atë “propagandë”, me të cilën Putini po përpiqet të justifikojë agresionin kundër Ukrainës.

Të tjera
-
Costa në Tiranë: Qëndrueshmëria dhe besimi, parimet për t’u anëtarësuar në BE
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, përgjatë vizitës së tij në Ti...
-
Trump i alarmuar për Gazën: Shumë njerëz po vdesin nga uria, SHBA do të kujdeset për këtë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar të premten se situata humani...
-
DW: Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin Perëndimor
Me një vendim të kabinetit, qeveria e re federale në Gjermani ka vendosur të ...
-
Kallas nga Tirana: Presim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka folur shkurt nga Tirana. Nga gazet...
-
Edi Rama i pret liderët e Evropës me atlete të bardha
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i pret liderët e Evropës. Kjo në S...
-
Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
Policia e Kosovës ka raportuar se nje grua është zhdukur në Prishtinë. Vik...
-
Aksionet policore në veri, serbët protestojnë para sallës së sporteve
Aksionet e Policisë së Kosovës ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, për ri...
-
Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, ishte i dënuar me më shumë se tre vjet burgim
Një 54 vjeçar me inicialet A.I., që ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në ...
-
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami takohet me Richard Grenellin
Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, është taku...
-
Rutte në Tiranë, takohet me Ramën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur këtë të enjte në ambientet e K...
-
Bora mbulon Strellcin në mes të pranverës
Ndërkohë që jemi në mesin e muajit maj, reshje bore janë shënuar sot në b...
-
Aksionet policore në veri të Mitrovicës, serbët paralajmërojnë sot protestë
Aksionet e Policisë së Kosovës ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, për ri...