Lajme

Tragjedi në Gramsh: Vde*sin dy të rinj nga shembja e dheut në një kantier ndërtimi

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 10 May 2025

Kanë ndërruar jetë dy punonjësit që u zunë nga dheu këtë të shtunë në Gramsh të Shqipërisë.

Dheu është shembur në afërsi të një hidrocentrali në ndërtim. Po ashtu bëhet e ditur se viktimat janë shtetasit Abas Basha dhe Egzon Lleshi, të moshave 22 dhe 32-vjeç.

“Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera