Lajme

Panik në Durrës, autobusi merr fl*kë ndërkohë që pasagjerët ishin brenda

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 10 May 2025

Në linjën urbane Durrës–Plepa (Plazh), një autobus u përfshi nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizje.

Ngjarja ndodhi pranë sektorit Hekurudhave, në momentin kur autobusi ishte në lëvizje e po transportonte pasagjerë, shkruan Top Channel.

Fatmirësisht, shoferi ka arritur të ndalojë mjetin në kohë dhe të ndihmojë në evakuimin e personave brenda, pa pasoja në njerëz.

-Advertisement-

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të neutralizojnë flakët, por autobusi është djegur plotësisht. Deri tani, dëmet janë vetëm materiale, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, që dyshohet se lidhen me një defekt teknik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera