Tahiri: Kurti dhe Vetëvendosje nuk duan ndarje pushtetesh, duan të zëvendësojnë shtetin me vetveten

Autori: Gazeta inFokus
14:54 | 10 May 2025
Ish-kryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar për insistimin e Lëvizjes Vetëvendosje në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, duke thënë se çështja nuk ka të bëjë më me emrin e përveçshëm të kandidatit, apo nëse qeveria do të formohet nga LVV apo do të ketë zgjedhje të reja, por sipas tij thelbi është përpjekja për të imponuar një logjikë nënshtrimi.
Ai thotë se Kurti dhe VV, përmes përmbysjes së rregullave kushtetuese, rrezikojnë të asgjësojnë çdo rezistencë demokratike dhe opozitare.
“Ata nuk duan ndarje pushtetesh – duan të zëvendësojnë shtetin me vetveten”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i tij i plotë:
E drejta kushtetuese për të propozuar, sipas aktgjykimit të vitit 2014, nuk mund të mbizotërojë apo përjashtojë një tjetër të drejtë po ashtu kushtetuese: që deputetët janë të lirë në ushtrimin e mandatit të tyre, përfshirë votimin e lirë në Kuvend, me votim të hapur apo të mbyllur. Kjo e drejtë merr kuptim vetëm kur materializohet përmes shumicës së thjeshtë prej 61 deputetësh. Do të ishte absurde, madje antidemokratike, që propozimi i një subjekti politik të mbivendoset mbi këtë vullnet sovran, institucional. Kush është këtu sovrani – LVV dhe Kurti, apo Kuvendi?
Kjo ngre dy çështje thelbësore:
1. A mundet subjekti propozues të ripropozojë të njëjtën kandidaturë brenda të njëjtës seancë, pasi ajo tashmë është refuzuar nga deputetët?
2. A është ndërprerja 48-orëshe një hapësirë për zgjidhje dhe propozime të reja, apo po përdoret për të përsëritur të njëjtin propozim dhe për të shmangur përgjegjësinë politike, duke e futur procesin në një bllokadë jokushtetuese?
Ripropozimi i një kandidature brenda së njëjtës seancë bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit. Votimi i përsëritur brenda një seance lejohet vetëm në raste të përcaktuara, siç është shembull, zgjedhja e Presidentit. Në të kundërt, kjo do të mundësonte sabotimin e vullnetit të shprehur përmes votës parlamentare.
Ky është thelbi që duhet të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, sepse në këtë rast kemi edhe akte që mund të atakohen, si:
1. Votimi i deputetëve kundër propozimit/kandidaturës, dhe
2. Shkelje kushtetuese përmes ripropozimit të saj.
Përfundimisht, çështja nuk ka të bëjë më me emrin e përveçshëm të kandidatit, apo nëse qeveria do të formohet nga LVV apo do të ketë zgjedhje të reja. Thelbi është përpjekja për të imponuar një logjikë nënshtrimi, ku Kurti dhe LVV, përmes përmbysjes së rregullave kushtetuese, rrezikojnë të asgjësojnë çdo rezistencë demokratike dhe opozitare. Ata nuk duan ndarje pushtetesh – duan të zëvendësojnë shtetin me vetveten.
Ne mund të debatojmë e vonohemi pafund, por nuk ka forcë mbi këtë tokë, që i bënë njerëzit e Kosovës të pranojnë nënshtrim!

Të tjera
-
Osmani takohet me kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin tonë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë, ...
-
Përkujtohen dëshmorët Musli dhe Driton Demaku
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se janë përkujtuar dëshmorët Musli Nebih D...
-
“Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës për borxhe: Po na injorojnë, kanë negociuar marrëveshje me kompani private
Kompania Rajonale “Pastrimi” Sh.A. ka dalë me një reagim publik në lidhje me ...
-
Hoxha – Ramës: E ke bo bërllog kryetar, e ke njollosë Prishtinën edhe respektin për arkitektin
Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje ...
-
16 të vdekur pasi tornadot godasin dy shtete të Amerikës
Të paktën 21 persona raportohet se kanë vdekur pasi tornadot goditën pjesë të...
-
Osmani dhe kryeministri i Kroacisë kryesojnë tryezën e liderëve me temën “Një Evropa e hapur me kufij të sigurt”
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Ple...
-
“Kosova në bllokadë”, Koci i kërkon Kurtit të marrë përgjegjësi si lider
Avokati i njohur, Arianit Koci, ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë nd...
-
Ramadani ‘tregon’ 5 fushat në cilat ndikon kriza parlamentare: S’është vetëm çështje politike
Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, ka komentuar bllokadën e krijua...
-
Tahiri: Propozimi i VV-së për seanca një herë në javë është antikueshtutes, thirrje për legjitimimin e bllokadës
Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka cilësuar ...
-
Del rrallë në publik, gruaja e Ramës flet për fitoren e tij: Po lidhet filli me atë çka ëndërruam në 91-ën
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, në të paktat dalje pu...
-
Macron: Në dy vjetët e ardhshme, Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian
Presidenti francez, Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana në Forumin N...
-
Nexhmedin Spahiu takohet me ministrin serb, Marko Gjuriq në Beograd
Politologu Nexhmedin Spahiu ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e J...