Lajme

Aksident hekurudhor në Hungari, raportohet për të paktën 7 të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 05 April 2022

Një aksident hekurudhor është shënuar në jug të Hungarisë mëngjesin e sotëm, ku për pasojë disa persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur

Aksidenti u shënua në qytezën e Mindsentit, ndërsa policia tha se shkak i aksidentit ishte një furgon i cili tentoi të kalojë mbi shina, por ngeci në to dhe u përplas nga treni.

Autoriteti shtetëror i hekurudhave në Hungari, ka thënë nëpërmjet një deklarate se të gjithë personat e vdekur janë udhëtarë që ishin në furgon. Paraprakisht dyshohet të kenë humbur jetën 7 persona.

-Advertisement-

Në deklaratë thuhet se 22 pasagjerë kanë qenë në tren në kohën e përplasjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera