AKK ndërron mendje, paratë e gatshme të zyrtarëve do të bëhen publike
Autori: Gazeta inFokus
10:56 | 13 April 2018
Agjencia Kundër Korrupsionit duket se ka ndërruar qëndrim sa i përket një nisme për të bërë të mundur që paratë e gatshme të zyrtarëve të mos jenë publike në deklarimet e pasurisë në AKK.
Shaip Havolli, Drejtor i kësaj agjencie, të mërkurën gjatë raportimit të tij në Komisionin për Buxhet dhe Financa kishte paralajmëruar ndryshimin e Ligjit për Deklarimin e Pasurisë me të cilin, sipas tij, zyrtarëve që e kanë për obligim ta deklarojnë pasurinë do t’u bëhet e mundur t’i mbajnë të fshehta për publikun paratë e gatshme dhe ato të deponuara.
Pas reagimeve të shumta që pati kjo deklaratë, AKK doli me një komunikatë sqaruese duke thënë se në fakt në draftin fillestar të Ligjit për Deklarimin e Pasurisë dhe Dhuratave të Zyrtarëve të përcjellë tek Grupi Punues i Ministrisë së Drejtësisë përcaktohen edhe detyrimet për publikimin e parave të gatshme. “Sipas draftit të propozuar të gjitha “të dhënat e deklarimit të pasurisë së zyrtarit të lartë publik përfshin: emrin, mbiemrin, pozitën, emri i institucionit, …, posedimi i letrave me vlerë, para të gatshme, detyrimet financiare që i ka zyrtari ndaj personave fizik dhe juridik dhe të hyrat vjetore publikohen nga Agjencia”, thuhet në komunikatë.
Ata insistojnë se ligji në draftim do të jetë më i mirë se ai në fuqi duke përfshirë edhe transparencën e parave të gatshme.
“Duke u bazuar në të gjitha ato që u tha më lartë, mund të përfundohet se ky version rregullon çështjen e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik më mirë se ligji aktual në fuqi. Prandaj, mund të jenë keq-interpretuar disa deklarata në lidhje me këtë ligj. Përmes këtij sqarimi ju njoftojmë se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë pretendim nga Agjencia apo ndonjë institucion tjetër për mos publikimin e parave të gatshme (kesh).”, sqarojnë ata më tutje./kallxo.com

T� tjera
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...

































