Fun & Video

“Ajo është një udhëtare në kohë!”: Një fotografi e një vajze që i ngjan Greta Thunberg, e bërë 121 vjet më parë, ndez komente të shumta në internet

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 19 November 2019

Teoricienët e komplotit kanë pohuar se Greta Thunberg është një udhëtare në kohë ‘e dërguar përsëri për të na shpëtuar’ pasi është parë një foto e një vajze me pamje shumë të ngjashme, e bërë 121 vjet më parë.

Siç shkruan DailyMail, në internet është shpërndarë një fotografi që tregon tre fëmijë duke nxjerrë ujë nga një pus në territorin Yukon në Kanada në 1898, transmeton Telegrafi.

Duke qëndruar në plan të parë të figurës është një vajzë e re që duket shumë e ngjashme me 16-vjeçaren aktiviste suedeze.

-Advertisement-

Fotografia u zbulua në arkivat e fotografive të Universitetit të Uashingtonit, dhe përdoruesit e mediave sociale ishin të shpejtë për të ndarë teoritë e tyre argëtuese të konspiracionit.

Pavarësisht se fotografia ishte në faqen e internetit të Universitetit, një person në rrjetet sociale tha se kjo foto sigurisht është bërë me efekte të fotoshopit, pasi të dy fytyrat janë ‘identike’.

Greta është bërë një simbol i një lëvizje në rritje të aktivistëve të rinj për ndryshimet klimatike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera