Sport

Aguero shpallet futbollist i muajit në Premier Ligë

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 08 March 2019

Paraqitjet shumë të mira gjatë muajit të shkuar, kanë bërë që Sergio Aguero të shpallet lojtari më i mirë i muajit në Premier Ligë.

Gjatë këtij muaji Manchester City, arriti të parakalonte Liverpoolin në tabelën e renditjes dhe tani është kryesues i Premier Ligës.

Aguero ka pasur një rol kyç, duke realizuar nga tre gola në ndeshjet ndaj Arsenalit dhe Chelseat, si dhe ishte vendimtar me golin e fitores ndaj West Hamit.

-Advertisement-

Kjo është hera e gjashtë që Aguero e fiton këtë çmim prejse është pjesë e Manchester Cityt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera