“As Donika Gërvalla nuk meriton votë, për shkak të sjelljeve të pahijshme”- Time Kadrijaj tregon se AAK-ja nuk do e votojë as Donika Gërvallen për kryeparlamentare

Autori: Gazeta inFokus
21:58 | 29 April 2025
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se partia e saj nuk do të mbështesë Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, në rast se ajo do të propozohej për këtë post. Kadrijaj e arsyetoi këtë qëndrim me sjelljet dhe gjuhën publike të Gërvallës, të cilat, sipas saj, janë të papranueshme për një pozitë të tillë.
“Për shkak të natyrës, rolit, gjuhës së urrejtjes që e ka përdorur, besoj përkundër asaj dhe respektit që e kemi për Jusuf Gërvallën, Donika Gërvalla nuk meriton votë,” u shpreh Kadrijaj në “Podcast me Shkelzen Dakaj” në Infokus.
Duke komentuar situatën e bllokimit të Kuvendit, Kadrijaj tha se nëse mazhoranca është vërtet e interesuar për zhbllokim, duhet të reflektojë dhe të propozojë një kandidat tjetër, më të pranueshëm për spektrin opozitar.
“Ata nëse në të vërtetë janë për zhbllokim të situatës duhet me reflektu, me kërku ndihmë me gjet ndonjë kandidat që së paku po prononcohen, sepse e kam pa që edhe PDK ka thënë se nëse është një kandidat tjetër, mund edhe ta diskutojmë që me votu, me kalu prej këtij procesi. Por e kanë qit pikërisht këtë kandidate në mënyrë që ta bllokojnë konstituimin e Kuvendit,” tha ajo./GazetaInfokus

Të tjera
-
Albulena Haxhiu njofton se nuk tërhiqet: “Deformohet komplet vullneti i popullit”
Anipse ka dështuar plot 19 herë, Abulena Haxhiu tha se nuk do të tërhiqet nga...
-
Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin...
-
Pse pra s’e votonit Kadri Veselin asokohe? Haxhiu: PDK nuk kishte nevojë për votat tona, i kishin numrat
Kandidatja (për plot 19 herë e rrëzuar) për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, ...
-
Vrit*et shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasë*sit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën rurale të Rafinës, pranë Athinës, ku ...
-
A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është k...
-
Zyrtari i VV’së akuzoi ndërkombëtarët për nxitje trazirash në veri, Çitaku: Eksponent tipik që sheh armiq kudo
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar as...
-
Në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, Specialja i pranon edhe katër viktima
Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se më 15 maj, Trupi Gjykue...
-
Parashikimi i motit, përkeqësim i motit në fundjave
Intervale me diell paraqiten më shpesh ditën e premte në vend. Herë herë kalo...
-
Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe
Një operacion kërkim-shpëtimi është përmbyllur me sukses në orët e vona të mb...
-
SPAK i sekuestron një apartament Erion Veliajt, i shtohet edhe një akuzë
Me kërkese të SPAK dhe vendim të GJKKO-së është sekuestuar një apartament në ...
-
BE rishikon masat ndaj Kosovës, Dakaj: Mesazh pozitiv, Kallas i kujtoi palëve se s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, ...
-
Përfundojnë punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë
Kanë përfunduar punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë. Këtë e bëri t...