Lajme

Agresioni i Serbisë në Banjskë e tronditi Kosovën në vitin që lamë pas

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 01 January 2024

Agresioni i Serbisë në Banjskë të Zveçanit, e tronditi Kosovën orët e para të së dielës të datës 24 shtator.

Si pasojë e sulmit të armatosur të grupit terrorist serb mbi policinë, u vra rreshteri Afrim Bunjaku, i cili bashkë me kolegët e tij kishin shkuar të largonin dy kamionët e vendosur në rrugë nga terroristët.

Në këtë sulm, u plagos një e u lënduan edhe dy zyrtarë të tjerë policorë.

-Advertisement-

Kundërpërgjigja e njësive elitare të policisë, erdhi shumë shpejt.

Tre pjesëtarë të grupit terrorist u vranë në këtë operacion, u arrestuan nëntë të tjerë si të dyshuar për pjesëmarrjen në agresion, por gjashtë nga ta u liruan nga Prokuroria Speciale, në mungesë të lidhshmërisë së tyre me rastin.

Rreshteri, Afrim Bunjaku, u varros më 25 shtator në fshatin e tij të lindjes, Samadraxhë të Vushtrrisë.

Ai u shpall “Hero i Kosovës”, nga presidentja Vjosa Osmani.

afrim bunjaku

Prapa, këtij sulmi qëndroi ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili ishte ideatori dhe organizatori i sulmit.

Disa ditë pas sulmit ai u ndalua në Serbi, për t’u liruar vetëm 24 orë më pas.

Para disa javësh, Kosova, përmes Prokurorisë Speciale, e ka paraqitur kërkesën në Interpol për ta shpallur në kërkim, Radoiçiqin dhe 11 pjesëtarët e tjerë të grupit të drejtuar nga ai.

milan radoiciq radojciq

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kishte thënë se sulmi ndodhi nga strukturat mercenare të mbështetura nga ana e Beogradit.

Derisa, e para e shtetit Vjosa Osmani, pati thënë se terroristët, nuk e zmbrapsin shtetin e Kosovës.

Pas operacionit policor, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe drejtori i policisë Gazmend Hoxha, prezantuan armët, municionin, mjetet e rënda transportuese etj, të konfiskuara nga grupi terrorist.

Sipas deklarimit të Sveçlës, armët dhe mjetet e konfiskuara e kapin vlerën e 5 milionë eurove.

Agresioni i Banjskës ngjalli reagime të mëdha

Agresioni i Serbisë në Kosovë, ngjalli frikën e madhe të përshkallëzimit të një konflikti të armatosur, duke cenuar edhe sigurinë e rajonit.

Akti në fjalë, u dënua nga fuqitë më të mëdha botërore si dhe nga organizatat ndërkombëtare.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes britanike, Alicia Kearns.

Ajo pati thënë se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

Alicia Kearns
Alicia Kearns

Ishte vet Kearns, ajo e cila disa muaj para se të ndodhte Banjska, që kishte paralajmëruar se Serbia, po transportonte në Kosovë, armë me autoambulanca dhe po i fuste në Manastire.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kishin dënuar fuqishëm sulmin ndaj organeve të rendit në Banjskë.

Në deklaratën e State Departmentit, thuhet se autorët duhet të silleshin para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent.

DASH-i i kishte ftuar qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë që të përmbaheshin një retorike që nxiste konflikt.

Po ashtu edhe sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, disa ditë pas agresionit pati biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Blinken pati thënë se autorët, të cilën ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi.

Anthony Blinken
Anthony Blinken

Ai theksoi se i mbështet veprimet e KFOR-it dhe EULEX-it.

Sulmin e Serbisë në Kosovë e kishin dënuar edhe shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell si dhe emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Borrell dhe Lajçak kërkuan edhe kthimin e palëve në dialog.

borrell lajcak

Edhe shteti gjerman, përmes Ministrisë së saj të Jashtme, pati thënë se jeta e njerëzve po kërcënohet nga grupet kriminale dhe kjo duhet të ndalohet.

Rreth aktit të rëndë kishte reaguar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Olaf Scholz

Scholz kishte thënë se kjo është e papranueshme dhe ka kërkuar hetime intensive.

Reagim për Banjskën pati edhe nga Franca.

Presidenti Emmanuel Macron, i kishte kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që ta dënojë aktin.

Ai i ftoi dyja palët që të ndërmarrin hapa për de-përshkallëzimin e situatës.

Reagim rreth kësaj ngjarje pati edhe nga ana e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Në komunikatën e këtij misioni u tha se ushtarët ishin të pranishëm në atë zonë dhe ishin të gatshëm të reagonin nëse kërkohej.

Rastin e dënuan edhe shumë politikanë, organizata evropiane dhe rajonale.

Masat që janë ndërmarrë pas Banjskës

Agresioni i Serbisë në Kosovë nuk kaloi pa ndërmarrjen e masave të nevojshme.

NATO-ja ka miratuar dërgimin e trupave shtesë, për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Britania e Madhe dërgoi një kontigjent prej 200 trupash, vetëm një javë pas sulmit të Banjskës.

Aktualisht numri i trupave shtesë të KFOR-it, ka shkuar në mbi 400.

Pos Britanisë, ushtarë kanë dërguar edhe Rumania, Gjermania, Shqipëria etj.

Po ashtu më 19 tetor, Parlamenti Evropian, i miratoi pesë rezolutat që dënojnë sulmin në Banjskë.

Në këto rezoluta bëhej thirrje që të vendosen sanksione ndaj Serbisë dhe të ndryshohet qasja ndaj Beogradit.

Po ashtu u kërkua edhe heqja e masave të BE-së për Kosovën.

parlamenti evropian
parlamenti evropian

Pas Banjskës

Liderët institucional të Kosovës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por edhe ata opozitar, kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve për Serbinë.

Ndërkohë, Kurti para disa ditësh kishte thënë se Serbia po planifikon sulme të reja në Kosovë.

Ai edhe pati deklaruar se lidhur me Banjsken edhe pse janë tre persona të arrestuar nuk ka aktakuzë.

albin kurti

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera