Lajme

Abdixhiku pret delegacionin e deputetëve francezë, diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Francë

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 21 September 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim një delegacion të deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Francës, të shoqëruar nga ambasadori francez në Kosovë, Jean-François Huchet.

Gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, me theks të veçantë në thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit mes dy vendeve, transmeton

Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, si dhe për kontributin e saj në proceset demokratike, zhvillimin institucional dhe rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian

-Advertisement-

Në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Francën dhe mbështetjes së saj për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Abdixhiku ka theksuar gjithashtu rëndësinë e forcimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe të vazhdimit të partneritetit me Francën

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy