Lajme

A u shua mbështetja e popullit për LVV-në? Kjo është përgjigja e Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 16 November 2021

Kryeministri, Albin Kurti ka komentuar rezultatin e dobët të partisë së tij në zgjedhjet e raundit të parë dhe raundit të dytë ku Lëvizja Vetëvendosje arriti të marrë vetëm 4 komuna.

Kurti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë duke analizuar rezultatin dhe komentet e shumta për “rënien” e LVV-së ka thënë se 17 tetori nuk ishte ndëshkim për partinë e tij.

Përkundrazi i pari i ekzekutivit thotë se LVV-ja ishte partia me numrin më të madh të votave, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Nuk mendoj se ka pasur ndëshkim nga votuesit. Mendoj që mund të ketë pasur lëshime nga ana jonë, e strukturave tona. Por, unë besoj që qytetarët nuk e duan më pak Lëvizjen Vetëvendosje. Përkundrazi. Në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti, ne u bëmë me votat e gjithmbarshme të parët edhe në nivel vendi, siç kemi qenë edhe në zgjedhjet parlamentare. Pra, në vitin 2017 ishim në nivelin e tretë, në rangun e tretë për zgjedhjet lokale. Tash jemi të parët edhe aty.

E për të sqaruar gjithë këtë ai edhe krahason zgjedhjet me një lojë tenisi.

“Mirëpo, zgjedhjet lokale, për dallim prej zgjedhjeve parlamentare, janë një lloj tjetër i lojës dhe rregullave elektorale. Është pak a shumë sikur në tenis, ku mund të fitosh shumë ‘game’, por mund të humbasësh set-in. Edhe ne, me votën e gjithmbarshme të popullsisë, jemi të parët në Republikë për zgjedhjet lokale, ndonëse do të kemi kryetarë vetëm në katër komuna”, ka thënë Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera