Lajme

A u frikësuan nga rasti i “Lule Gjelit”? Zhduket nga Facebook llogaria false “Jona Çitaku”

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 27 July 2026

Rasti i faqes false “Lule Gjeli”, për të cilën është raportuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet dhe se tashmë ekzistojnë disa pista lidhur me personin që dyshohet se qëndron pas saj, duket se ka shkaktuar lëvizje edhe te llogaritë e tjera anonime që prej vitesh kanë qenë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, nga Facebook është zhdukur edhe profili “Jona Çitaku”, një llogari false e cila për vite me radhë kishte ndërtuar një numër të madh ndjekësish dhe ishte shquar për publikimin e vazhdueshëm të përmbajtjeve politike, kryesisht në mbështetje të pushtetit aktual. Madje në këtë llogari nuk u postua me

Llogari të tilla kanë qenë prej kohësh pjesë e debatit publik në Kosovë. Ato janë akuzuar vazhdimisht se kanë ndikuar në deformimin e diskutimit publik përmes propagandës politike, sulmeve të koordinuara ndaj gazetarëve, aktivistëve, politikanëve dhe qytetarëve me qëndrime ndryshe, si dhe për shpërndarjen e përmbajtjeve fyese e denigruese.

-Advertisement-

Për vite me radhë, profile të këtij lloji kanë terrorizuar hapësirën publike në rrjetet sociale, duke krijuar një klimë linçimi virtual, frikësimi dhe presioni ndaj zërave kritikë, ndërsa identitetet e personave që i menaxhojnë kanë mbetur të fshehta.

Zhdukja e profilit “Jona Çitaku” vjen pikërisht në kohën kur hetimet për rastin “Lule Gjeli” kanë marrë vëmendje të madhe publike, duke ngritur pikëpyetje nëse administratorët e llogarive të tjera anonime po përpiqen të shmangin identifikimin nga organet e drejtësisë./Gazeta Infokus 

A kanë nisur hetime ndaj profilit “Lule Gjeli”? Flasin nga Prokuroria Speciale

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy