Fokus

A mund të arrestohet Hashim Thaçi sikur Salih Mustafa?

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 24 September 2020

Ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

Mustafa u arrestua në shtëpinë e tij këtë të enjte nga EULEX për t’u dërguar më pastaj në objektin e paraburgimit në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

Por, a mund të arrestohet në këtë formë, pa paralajmërim edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

-Advertisement-

Javë më parë Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë publikuar një njoftim për ngritje të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Mirëpo, aktakuza në fjalë të paktën publikisht thuhet që ende nuk është e konfirmuar.

Gazeta Infokus ka pyetur avokatët e akredituar të speciales nëse edhe zyrtarë të lartë të shtetit, sikurse Hashim Thaçi mund të arrestohen pa paralajmërim.

Avokati Tahir Rrecaj për Gazetën Infokus ka thënë që asnjë gjykatë nuk e paralajmëron personin për arrestim.

“Asnjë gjykatë nuk e paralajmëron personin që do të arrestohen, ndodhin kështu në mënyrë të papritur, e tash a ka qenë e arsyeshme apo jo mund të bëjë ankesë apo të flas avokati mbrojtës”, ka thënë Rrecaj.

Njëjtë ka thënë edhe avokati tjetër i akredituar i speciales Pjetër Përgjoka, shkruan Gazeta Infokus.

“Është normal që arrestimi bëhet pa paralajmërim, duhet me pas arsye ose mos me ju përgjegj ftesës ose me ndodhë diçka”.

Megjithatë, Rrecaj për Infokus thotë që secili rast është i veçantë dhe e vlerëson prokurori se si do të ekzekutohen procedurat.

“Secili rast është i veçatë, rrethanat specifike janë të veçanta, është vlerësim i prokurorit për raste të veçanta”, ka thënë Rrecaj.

E Përgjoka ka shtuar që arrestimet madje mund të bëhen edhe pa konfirmim të aktakuzës.

“Arrestimet mujn me u bo edhe pa aktakuza gjatë fazës së hetimeve. Jo veç nëse ka arsye ligjore, sju kanë përgjigj dtesave ose është e obligueshme”, ka thënë Përgjoka./Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera