A është plakja e trurit e trashëgueshme, kujdesi që ju duhet
Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 11 November 2022
Sëmundja më e përfolur e viteve të fundit është pa dyshim plakja e trurit. Të dhënat e përhapjes së saj tregojnë shifra të cilat shtrihen në të gjithë botën e në të gjitha moshat.
E teksa kjo ndodh, pyetjes se nga se shkaktohet kjo sëmundje ekspertët ende nuk mund t’i japin një përgjigje të saktë. Kurimi i plotë i saj që në gjenezë është një tjetër rrugë e gjatë, në të cilën po hidhet ende dije me anë të studimeve.
Sëmundjet që plakin trurin
Shumë prej personave që kanë afër tyre persona të cilët janë të prekur nga ndonjë lloj dementia apo plakje trurit, kanë shqetësimin e zhvillimit të kësaj sëmundje ndër breza.
Ekspertët thonë se në këtë pikë rastet mund të jenë nga më të ndryshmet, në varësi të tipit të sëmundjes.
Në grupin e sëmundjeve të plakjes së trurit bëjnë pjesë disa prej tyre me simptoma dhe veprim të ndryshëm.
Këtu përmendim Alzhaimer, dementia vaskulare, dementia frontotemporiale apo lloje të rralla të dementias si sëmundja e Huntingtonit apo Parkinsoni. Në renditjen e këtyre sëmundjeve, mjekët shprehen optimistë për disa raste dhe pak me skeptikë për një grup tjetër.
Sipas tyre, ekziston mundësia që plakja e trurit të trashëgohet nga njëri brez tek tjetri brenda familjes, por në disa raste specifike dhe të rralla.
Llojet e trashëgueshme
Pjesa më e madhe e sëmundjeve që plakin trurin nuk është e trashëgueshme nga gjyshërit tek nipërit.
Megjithatë gjenet kanë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e jetëgjatësisë dhe mënyrës se si organizmi funksionon.
Duke bërë kështu që një mundësi e vogël e trashëgimit të ‘sëmundjeve të harresës’ të ekzistojë nëse ato janë prezente brenda në familje.
Alzhaimer
Në rastin e Alzhaimer mjekët shpjegojnë se gjithçka varet nga mosha e presonit të prekur fillimisht.
Nëse kjo sëmundje zhvillohet në moshën 80-90 vjeçare atëherë mundësia për të qenë e trashëgueshme është thuajse zero.
Në rastet kur familjarë apo të afërm tuaj e zhvillojnë këtë sëmundje para moshës 60 vjeç ose rreth kësaj moshe, ajo mund të jetë e trashëgueshme. Quhet ndryshe plakja e trurit tek të rinjtë dhe shfaqet zakonisht si pasojë e abuzimeve të ndryshme.
Mjekët nuk ngrenë një shqetësim konkret pasi, vetëm 1 në 33 persona e zhvillojnë këtë sëmundje para moshës 50 vjeç. Edhe te llojet e tjera të plakjes së trurit, ajo çfarë ka rëndësi është koha e shfaqjes së sëmundjes tek të afërm apo familjarë.
Dementia Vaskulare
Në rastin e dementias vaskulare ajo çfarë ka rëndësi është parandalimi. Prindërit mund të kalojnë tek fëmijët gjenet të cilat mund të shkaktojnë dementia në të ardhmen.
Këto gjene shpesh janë të njëjtat të cilat mund të shkaktojnë edhe sëmundje si diabeti, tensioni i lartë, sëmundje të zemrës apo ishemi.
Prandaj është e rëndësishme të keni gjithnjë një stil jetese të shëndetshëm.
Dementia Frontemporiale
Në rastin e demenatias frontemporiale, rreth 40% e personave që preken nga sëmundja kanë një person të afërm me histori të plakjes së trurit në një periudhë të jetës.
Kjo e bën atë një risk të vazhdueshëm përsa i përket trashigimisë nga prindi tek fëmija.
Gjithsesi kjo lloj dementia konsiderohet si një tip shumë i rrallë për tu shfaqur, në të cilën ndikojnë shumë faktorë. Lloje të tjera të dementias së trashëgueshme janë, sëmundja e Huntingtoni apo Parkinsoni i kthyer në dementia.
Kalimin nga njëri brez tek tjetri të ketyre sëmundjeve e përcakton një gjen ‘dominant’ i cili mund të merret vetëm nga njëri prej prindërve. Rastet e diagnostikimit me këto lloj sëmundjesh janë të rralla, por mjekët sugjerojnë të bëni kujdes.
Të tjera
-
Nis takimi mes Kurtit dhe Krasniqit
Albin Kurti dhe Memli Krasniqi kanë nisur takimin dy palësh. Kreu i PDK’së...
-
Haziri: Pas 16 majit, Kosova politikisht nuk do të jetë më e njëjtë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se “Kosova politikisht nuk është...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Malishevë
Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç rapor...
-
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në ShBA do të vizitojë Kosovën
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në Departamentin Amerikan e S...
-
Bislimi takohet në Budapest me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, flasin për objektivat e Kosovës për integrim
Vizita zyrtare në Budapest e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evrop...
-
Qeveria konfirmon se Kurti të enjten është në Mal të Zi për Samitin me liderët rajonalë dhe të BE-së
Qeveria ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjes...
-
Kryeministri Kurti: Mbi 1.4 milionë banor residentë janë regjistruar deri më tani, një përqindje e lartë edhe e serbëve
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se deri tani janë regjistruar mbi 1...
-
Vrasja në ‘Bon Vivant’, Andi Pajazitit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Andi Pajazitit i cili njihet me nofkën “Italiani”, i është vazhduar masa e pa...
-
Raportohet se Patriarkut Porfirije i është ndaluar hyrja në Kosovë në pikëkalimin e Merdares
Siç shkruajnë mediat në Beograd, autoritetet e Kosovës sot në Merdare nuk ia ...
-
Presidentja me thirrje ndaj qytetarëve: Ju lutem regjistrohuni, përcaktohen të dhëna të rëndësishme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lutur qytetarët e Kosovës dhe ata në ...
-
Tejkaluan në vijë të plotë, Policia në Gjilan ua konfiskon patentë shoferët për tre muaj
Policia e Kosovës në Gjilan ka gjobitur dy shoferë të cilët kanë shkelur rreg...
-
Kalon periudha transitore, serbët në Graçanicë ende përdorin dinarin
Ndonëse ka përfunduar periudha transi...