Lajme

A do ta shpëtojnë emisarët marrëveshjen për energjinë? ZRRE: Do të informoheni me kohë…

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 18 October 2022

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë e nënshkruar më 21 qershor të këtij viti është në rrezik.

Kjo pasi kompania Elektrosever, që sipas marrëveshjes në Bruksel duhet të marrë licencën nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), poqë – nevojiten të plotësojë disa kushte.

Por Elektroseveri e ka shkelur edhe afatin shtesë 15 ditësh që kishte filluar më 2 tetor e tashmë ka mbaruar.

-Advertisement-

ZRrE në një përgjigje për Gazetën Express, thotë se do të veprojnë në harmoni të plotë me obligimet që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselt.

“Aktualisht Zyra e Rregullatorit për Energji është në vlerësim të procesit të zbatimit nga palët të Udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë, te datës 21.06.2022. Zyra e Rregullatorit për Energji, do te veproj ne harmoni të plotë me obligimet që rrjedhin nga pika 8 e Udhërrëfyesi për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë. Për te gjitha veprimet ligjore që do te ndërmerren nga Zyra e Rregullatorit për Energji, në raport me obligimet e palëve për zbatim të udhërrëfyesit, opinioni publik do te informohet me kohë”, thuhet në përgjigje

Marrëveshja i përmbante nëntë pika, ndërkaq pika e tetë thoshte se ZRrE mund të vendosë nëse dëshiron ta pezullojë ose tërheq licecën për kompaninë Elekrosever.

“Në rast të mospërputhjes me dispozitat e këtyre Konkluzioneve të rënë dakord pas 100 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, ZRRE mund të vendosë të pezullojë dhe/ose të tërheqë licencën e furnizimit të dhënë për Elektrosever, me kusht që të konsultohen paraprakisht palët, lehtësuar nga BE-ja, gjatë një periudhe maksimale prej 15 ditësh. BE-ja do të japë një opinion ekspert, nëse kërkohet nga të paktën njëra nga palët”, thotë pika e tetë e marrëveshjes së Brukselit për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.

E për këtë çështje kishte lëshuar konkluza edheParlamenti i Serbisë, duke thënë se “mekanizmat energjetikë të Kosovës nuk po e zbatojnë marrëveshjen”.

Gazeta Express më 21 shtator e kishte pyetur ZRrE’n në lidhje me këto pretendime, por ky institucion kishte treguar për obligimet që kanë kryer, përpos kontratës komerciale të cilën s’e ka dorëzuar KEDS’i

“KEDS, KESCO dhe KOSTT kanë pasur komunikime të vazhdueshme me Elektrosever për sa i përket përmbushjes së obligimeve që dalin nga vendimi i Bordit të ZRRE-së. KOSTT ka dërguar me kohë tek Elektrosever të gjitha marrëveshjet e domosdoshme teknike për të operuar në tregun e energjisë në Kosovë, siç janë: Marrëveshjen për Aderim në Rregullat e Tregut dhe Marrëveshjen mbi detyrimet e balancimit. Ndërsa KEDS ka dorëzuar marrëveshjen e Kyçjes, pritjet janë që KEDS të dërgojë tek Elektrosver edhe marrëveshjen komercialë për ofrimin e shërbimeve”, është thënë në përgjigje.

Qeveria e Kosovës nuk kishte kthyer përgjigje për mungesën e marrëveshjes komerciale.

Por zyrtarët e ekzekutivit kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit ndërkombëtarë për këtë çështje.

E për çështjen e rrymës, Miroslav Lajçak, emisar i BE-së për dialogun kishte thënë se ka folur me Kurtin edhe për marrëveshjen e energjisë.

“Për të njëjtat gjëra do të flas edhe në Beograd”, kishte thënë Lajçak në Prishtinë, e vizitën në Serbi e pati të hënën e 17 tetorit.

Ndërkaq për të mërkurëne 19 tetorit është paraparë vizita e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Kosovë.

Marrëveshja e energjisë pritet të jetë një nga takimet e diskutimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera