Lifestyle

”Kemi ditë pa marrë ajër”, udhëtarët e kryqëzorit nuk lejohen të dalin as nga dhomat

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 31 March 2020

Një anije kryqëzori e prekur nga coronavirusi, me dhjetëra persona të infektuar në bord dhe katër të vdekur, po vazhdon të qëndrojë në brigjet e Floridas pa i lejuar udhëtarët të zbresin.

Turistët po shpresojnë që autoritetet të ndryshojnë mendim e t’i lënë të zbresin nga anija, pavarësisht rasteve të verifikuara të coronavirusit në bord.

Laura Gabaroni dhe bashkëshorti i saj, Juan Huergo, kanë vite që presin me padurim të eksplorojnë skajet e Amerikës së Jugut, si ishujt Falkland, pinguinët e Ngushticën e Magelanit.

-Advertisement-

Por pushimet u kthyen në makth pasi vendet refuzojnë t’i pranojnë në port, ndërsa nr bord ka njerëz të infektuar.

“Është kohë shumë e vështirë, sepse nuk na lënë as të dalim nga dhomat,” thotë Gabaroni. “Kemi disa ditë që nuk marrim ajër të pastër.

Kur më në fund u lejuan të kalojnë te Kanali i Panamasë, autoritetet u kërkuan të mbyllin dritaret dhe perdet, duke i mbajtur dhomat në errësirë.

Anija kishte në plan të ndalonte në Florida, guvernatori Ron DeSantis u tha se janë në kufi të pajisjeve mjekësore, ndaj bisedoi me rojat bregdetare dhe Shtëpinë e Bardhë për ta ndryshuar portin përfundimtar të anijes.

Me dhjetëra prej udhëtarëve kanë simptomat e coronavirusit, dhe katër kanë humbur jetën. Të paktën dy prej vdekjeve kanë qenë të shkaktuara nga coronavirusi, sipas autoriteteve në Panama.

Kompania a kryqëzorit tha se tetë të tjerë kanë rezultuar të prekur, por anija ka 2300 udhëtarë dhe anëtarë ekuipazhi që janë në shëndet të mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera