Nga Italia, Lorik Cana ka një mesazh për studentët e Kosovës (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 29 March 2020
Ikona e futbollit shqiptarë, Lorik Cana, i cili është edhe Anëtar i Këshillit Drejtues i Kolegjit AAB, përmes një video mesazhi i është drejtuar studentëve, duke i inkurajuar ata që të përfshihen aktivisht në ligjëratat online, të komunikojnë vazhdimisht, të informohen dhe mbi të gjitha të zbatojnë rregullat e vetizolimit duke pasur kujdes primarë për shëndetin e tyre.
Futbollisti me famë botërore, Lorik Cana në këtë video mesazh flet për pasojat që ka sjellë Pandemia COVID-19 në gjitha sferat e jetës. Ai ka theksuar se përdorimi i platformës së mësimit online, është i domosdoshëm në këtë fazë për të gjithë studentët, duke i inkurajuar ata që të jenë aktiv dhe të përfshihen në platformën e mësimit në distancë, në mënyrë që të mos shkëputen nga procesi mësimor dhe të shfrytëzojnë këtë periudhë në mënyrën më të dobishme. Cana i cili aktualisht jeton në Romë të Italisë, ka folur edhe për izolimin dhe zbatimin strik të rregullave të përcaktuar për të parandaluar përhapjen e mëtejme të Pandemisë COVID-19.
Ish futbollisti dhe ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana porositë studentët të kenë prioritet kujdesin për shëndetin dhe mos të lejojnë që kjo periudhë e vështirë për të gjithë, të krijoj pasoja në ngritjen akademike të tyre. Ai bënë thirrje për të ndjekur aktivisht ligjëratat online dhe të shfrytëzojnë këtë platformë për të qëndruar aktiv dhe të informuar lidhur me studimet, sportin, punën, shëndetin dhe shumë fusha të tjera, në mënyrë që të mbahet mendja e freskët. Në këtë rast ai sjellë edhe shembullin personal se si është duke e kaluar kohën aktualisht.
Cana apelon tek studentët që të lexojnë sa më shumë, të komunikojnë dhe të kenë durim, duke shpresuar se shumë shpejtë gjithçka do t’i kthehet normalitetit.
Lorik Cana, njihet gjerësisht si një personalitet shumëdimensional i cili në vazhdimësi ka qenë dhe mbetet një frymëzim për gjeneratat e reja, si model suksesi falë punës, përkushtimit dhe angazhimit të tij.
Të tjera
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...