Kurti: Sot të paktën njeriu duhet të mendoj për 147 burrat e djemtë e Izbicës
Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 28 March 2020
Albin Kurti, kryeministri në detyrë, ka thënë se sot të paktën njeriu duhet të mendoj për 147 burrat e djemtë e Izbicës së Skënderajt të vrarë mizorisht.
Kurti ka thënë se kriminelët serbë që që i kryen ato vrasje janë ende të lirë.
Sigurisht se ka prej tyre që janë zyrtarë nëpër institucione shtetërore atje, tha ai.
Postimi:
Asnjë pranverë, këtu e 21 vite, nuk mund ta shijojmë. Gjithandej Kosovës, për çdo ditë të këtyre muajve i përkujtojmë më të dashurit tanë, familjarët e shoqërinë tonë të cilët na i mori makineria fashiste e shtetit serb.
Sot, të paktën sot nëse jo për çdo ditë, njeriu duhet të mendoj për 147 burrat e djemtë e Izbicës së Skënderajt të vrarë mizorisht. Dhe, për familjen Bogujevci nga Duriqi i Besianës: u pushkatuan 7 fëmijë nga mosha 2 vjeçare deri në 15 vjeç dhe 7 gra të familjes së Saranda Bogujevcit. Serbia po festonte përmes krimit mbi shqiptarët: të dy këto masakra u kryen në 10 vjetorin e Kushtetutës së Serbisë që vulosi suprimimin e autonomisë së Kosovës.
Kriminelët serbë që i kryen ato vrasje janë ende të lirë. Sigurisht se ka prej tyre që janë zyrtarë nëpër institucione shtetërore atje. Ndonjëri ushtarak a polic, të tjerë nëpër administratë e kushedi ku tjetër. Viktimat kanë emra e mbiemra, por edhe kriminelët po ashtu.
Dhimbjet i kemi të mëdha, kujtimet i kemi të freskëta. Vetëm drejtësia mund të pretendojë ngushëllim.
Të tjera
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...