Abdixhiku: Nder t’i shërbeja shtetit, tani dua t’i kthehem vajzave të mija
Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 26 March 2020
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, iu drejtua qytetarëve përmes rrjete sociale pas kalimit të mocionit dhe rënies së Qeverisë Kurti.
Abdixhiku, duke i bërë një përmbledhje punëve, tregon edhe pse u distancua nga beteja politike duke thënë e qëllim i tij parësor ishin punët rreth situatës me COVID-19.
Abdixhiku pati edhe falënderim për kabinetin qeveritar dhe partinë që i takon duke shtuar se “do të punojmë ende – edhe më shumë – që LDK-në ta mbajmë të fortë dhe të drejtë”.
Ai shtoi se shërbimi ndaj shtetit, sidomos në orën më të vështirë të tij, ishte nder e të jesh ministër i një vendi të shkëlqyer me qytetarë të shkëlqyer është fare e lehtë.
Abidixhiku në fund shkroi se tani dëshiron t’i kthehet dy vajzave të tij për të cilat ka kohë që s’i ka parë e ka kohë që i ka lënë pas.
Postimi i plotë i Lumir Abdixhikut:
Të dashur qytetarë të vendit tim,
Sot përfundoi udhëtimi im i shkurtë në Ministri të Infrastrukturës dhe Ambientit. Fatkeqësisht përfundoi në kohë të përballjes emergjente kur vendit i duhet forcë, qetësi e stabilitet. Këtë forcë ky vend duhet ta rigjejë menjëherë.
Kam abstenuar nga procesi politik i ditëve të fundit sepse kam konsideruar se beteja për jetë në orën më të vështirë të shtetit i mbizotëron të gjitha. Betejën politike, në këtë kohë tani, unë s’kisha si ta bëj dhe s’mund ta bëja; edhe më pak në rol të ministrit. Prandaj me këtë s’u mora.
Udhëtimi në Ministri zgjati vetëm 52 ditë. Ishte udhëtim i vështirë sepse ende pa nisur mirë, jashtë çdo parashikimi që mund ta merrja me mend ndonjëherë, u përballëm me krizën më të madhe shëndetësore në njëqind vjet – epideminë COVID-19. Vepruam shpejtë, më shpejtë se shumë shtete me traditë reagimi. Mb yllëm lidhjet ajrore e transportet rrugore me shtetet më me rrezik. Ishim të parët në Evropë që vepruam kështu – dhe ky veprim i hershëm ka shpëtuar jetë. Për mua kjo mjafton si referencë përherë.
Kur mbyllëm gjithçka, nisëm kujdesin ndaj të ngujuarve jashtë që kishin urgjencë. Me organizim, me përgjegjësi, me kujdes. Kthyem prindër që kishin lënë fëmijët vet; kthyem të moshuar, të sëmurë, të porsalindur, të porsamartuar – kthyem edhe – dhe kjo do të më mbetë plagë përherë – prindër me trupin e fëmijës së pajetë. Jam i bindur se i kemi dhënë kuptim pasaportës së Kosovës shumë më shumë se që mund ta kishim vlerësuar ndonjëherë. Antoni më thoshte se beteja që po bëjmë është e ushtarit që s’len të vetin prapa asnjëherë. E di që ka shumë të tjerë jashtë. Do të kthehen të gjithë. Ka një plan të mirë. Rrini të qetë.
Në këtë kohë të vështirë, siguruam rrjedhën e kanaleve ndërkombëtare për mallra – ushqimi s’duhej ndërprerë. Edhe në këto orë të vona vazhdoj të jem në kontakt telefonik me ministrat homolog të vendeve më të fuqishme prodhuese në Evropë. Vendi mbet i furnizuar mirë; i tillë do të jetë përgjatë gjithë krizës. Pa panik.
Krizën e sotme do ta kalojmë. Sot madje shënuam fitoren e parë në këtë betejë; shërimin e dy të infektuarve. Si vend e si shtet kemi treguar çfarë mundemi. Si shoqëri kemi përcjellë kulturë të lartë kolektive. Sot duhet të jemi me mjekët, policët, ushtarët e shërbyesit e tjerë që mbajnë Republikën tonë në këmbë. Janë heronj të vërtetë!
Të dashur qytetarë,
Ministria e Infrastrukturës e Ambientit s’ka qenë asnjëherë zgjedhje e lehtë; përkundrazi të dy ish ministritë – edhe ndaras – ishin kafshatë e vështirë gjithëherë. Më pyesnin a e ke idenë ku je? Natyrisht. Prandaj e nisëm shpejtë. Të ligën duhet goditur në kokë.
Në ditët e p ara të punës anuluam tenderin 110 milionësh që ndahej pa mbështetje ligjore e buxhetore. Anuluam vendimin 49 milionësh të punëve shtesë; një vit më parë këto mjete do të jepeshin pa hezitim. Ndalëm gjakderdhjen e tmerrshme financiare në vend që krijonte gjysmë miliardi borxhe. Anuluam vendimin për kushte ndërtimore në Badovc. Propozuam një buxhet që i jepte projekte gjithë Kosovës; pavarësisht preferencave partiake e regjionale – gjithçka për të gjithë. Do të doja të kisha mundësinë që për më pak se një mandat t’i përfundoja gjtihë rrugët që të shpiejnë për Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Podujevë e Gjakovë. Projekte që kishin mbetur në harresë tash e 10 vjet. Të linim një shenjë për gjeneratat e tjera që vijnë pas.
Për vetëm një muaj kohë, me punë bukur të lodhshme por të pandërprerë – edhe natën, në shi e deri herët në mëngjes – hapëm rrugën në Veternik; vendpunishtën më të ngarkuar në Kosovë. Ishte nd jenjë e mirë. Ishte shenjë e mesazh për secilin projekt.
Dita e parë dhe e fundit e punës na gjetën me borë. Lajm i mirë për ujërat, punë për pastruesit e rrugëve. Reaguam me kohë. Hapëm rrugë, mirëmbajtëm autostrada, prekëm dhe viset më të paprekura në Kosovë. Ndërtuam sistem. Ky sistem edhe sonte vazhdon të pastrojë.
Rreth vetes ndërtova një ekip me njerëz të shkolluar, profesionistë e të përkushtuar. Me ta bashkë në kabinet treguam ndjesi ndaj parasë publike. I dhamë të 7 veturat e kabinetit – të dedikuara po për këta këshilltarë – në shfrytëzim të Inspektoriatit. Inspektorët i kishin deri atëherë vetëm 5 sosh. Ndërpremë praktikën e kontratave mbi vepër, shfuqizuam rregulloret e paligjshme, thyem ndikim e parapolitikës në ministri. Për një muaj kohë, shpenzuam vetëm 588 euro. Plot 14,000 euro ishin shpenzuar muajin e njëjtë një vit më parë. Alban, Lule, Krenar, Argjenta, Verona e Iriad ju faleminderit.
Takova organizata ndërkombëtare, donatorë e ambasadorë të vendeve më mike në Kosovë. Rikthyem projekte qindramilionëshe në infrastrukturë, transport, ujëra e mjedis që nesër e transformojnë Kosovën rrënjësisht. Disa nga këto projekte ishin shpërfillur turpësisht. Mjetet që s’ishin nën kontrollë të kapjes s’përbënin interes për kapësit. Vetëm kur je brenda e kupton se sa e rëndë është gjendja.
Për aq sa zgjati, dua të falenderoj kabinetin qeverisës për bashkëpunim. Kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat e zëvendësit e mi, me të cilët ndamë momente të vështira në menaxhim krizash e ndërtim politikash. Në veçanti dua ta falënderoj ministrin Vitia. Me Arbenin që nga shpërthimi i pandemisë, na ra të ndanim ide, komunikonim halle, e të bënim zgjidhje të shpejta për probleme me të cilat s’ishim ballafaquar asnjëherë. I falënderoj po ashtu deputetët e shumicës e Kryeparlamentar en Osmani që ishte mbështetëse e ministrisë sonë. Në veçanti, falenderoj LDK-në dhe Kryetarin Mustafa që më dha mbështetjen partiake aq të domosdoshme për të bërë punët mirë. Do të punojmë ende – edhe më shumë – që LDK-në ta mbajmë të fortë dhe të drejtë.
Të dashur qytetarë,
Kuvendi më dha mandat; Kuvendi ma morri po këtë mandat. Shpresoj të kem plotnuar pritjet tuaja në mes të këtyre dy vendimeve. Shpresoj e dua të besoj gjithashtu se rrugëtimi i ndërprerë do të vazhdojë njëjtë nga kushdo që vjen pas tani. Kam parë njerëz të jashtëzakonshëm në shërbim publik që krejt çfarë duan është një mundësi. Kam parë shpresë e kërkesë për ndryshim në secilin komunikim jashtë.
Këtë shpresë duhet ruajtur.
Për mua, shërbimi ndaj shtetit – sidomos në orën më të vështirë të tij – ishte nder. Të jesh ministër i një vendi të shkëlqyer me qytetarë të shkëlqyer është fare e lehtë. Do t ë kujdestaroj këtë detyrë me vullnet të njëjtë.
Tani, dua t’i kthehem dy vajzave të mia, Erës e Rozit, të cilat ka kohë që s’i kam parë e ka kohë që i kam lënë pas. Shpresoj të më kenë kuptuar sado pak.
Deri në stacionin tjetër,
I juaji,
Lumiri
Të tjera
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...