Alarmi i mjekut/ Çfarë po ndodh brenda spitaleve tona. Masat që duhen marrë
Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 21 March 2020
Një nga mjekët e njohur të një qendre spitalore në Tiranë, shumë i shqetësuar për çorganizimin dhe mungesat me të cilat po përballen kolegët e tij në përballimin e pandemisë së koronavirusit ka komunikuar në mënyrë konfindenciale Lapsi.al, lidhur me masat që duhen marrë, pa ndodhur ende fatkeqësia. Në kushtet e anonimitetit pasi mbi të dhe kolegët e tij ushtrohet një trysni e fortë për të mos folur në publik ai jep disa këshilla se si duhet përballuar dallga e infeksioneve që pritet të vijë.
Ai thotë se meqë kryeministri pretendon se jemi në luftë, kjo betejë nuk ka nevojë të drejtohet nga një politikan, por nga një mjek menaxher që do ogranizonte punën në terren dhe që do të luante rolin e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë.
Ja këshillat që jep ai:
Gabimi më i madh që po bëhet është se ende pa nisur vala goditësë kur kurba e të infektuarve do të arrijë majat e saj, ne kemi hedhur në lojë, pra në vijën e parë të frontit luftëtarët më të mirë. Pra në spitale janë mjekët dhe infeksionistët më të zotë që ka vendi. Kjo strategji ka një risk : infektimin e tyre në masë, që nuk do të lejonte përballlimin e pasojave për një kohë të gjatë.
Ajo që duhet bërë është « ruajtja dhe kursimi » i mjekëve më të mirë dhe përdorimi i tyre me turne një javore. Pra një mjek me potencial të drejtojë një turn duke pasur si ndihmës infermirë vullnetar dhe studentë dhe të tjetët të dërgohen në shtëpi. Kur ky grup mbaron kohëzgjatjen e turnit të tij, ai zëvendësohet nga një strukturë e njëjtë që ka pushuar më parë. Kjo do të favorizonte një kohë më të gjatë të përballjes me pandeminë, sepse nëse kemi kontaminime personeli që tani shumë shpejt struktura do të jetë jashtë luftimi.
E dyta është instruktimi i ashpër ia atyre që punojnë me të sëmurët direkt se si të ruhen nga infektimi. Ambulancat qe sherbejne ne banesa duhen dezinfektuar pas cdo transporti. Po ashtu dhe personeli duhet te flake rrobat mbrojtese dhe te veshe te pastra sa here te kene kontakte. Kshuqe duhen shumë palë tuta, shumë. Eshtë e vetmja menyre per te rezistuar kohës me personel që edhe nëse i ka këto mjete pak është në gjendje të ruajë asepsinë (aftësinë për ti përdoruar ato pa u kontaminuar-shënim i Lapsi.al).
E treta të kolaudohen te gjitha spinat e oksigjenit në covid 1 dhe covid 2, menjehere te instalohen aksese oksigjeni ne shtreterit qe s’kane. Nese jo ato pak respiratore do saturohen brenda pak diteve nga subjekte qe kane nevoje per dy litra oksigjen ne minutë. Po ashtu duhen ruajtur edhe reanimatorët, se numri i atyre që dinë ti përdorin aparatet respiratore është mjaft i vogël.
Duhet shtuar urgjentisht numri i testimeve sipas udhëzimeve të OBSH-së. Rreth 700 të bëra deri tani janë shumë pak. Sot edhe unë si mjek me shumë shoqëri dhe njohje, po të ndjeja shqetësime nuk do kasha mundësi të arrija të bëja një test sepse kapacitetet mungojnë.
Me aq teste sa janë bërë nuk dalin as per te depistu personelin e sanatoriumit, ku u tha që kanë ardhur në infektiv disa raste që kishin qenë të shtruar aty dhe ishin me covid 19. Keshtu minimalisht i gjithë personeli i senatoriumit Shefqet Ndroqi duhet depistuar i tëri sepse presupozihet të jetë tashmë një vatër e mundshme përhapjeje.
Njerëzit që vetekarantinohen jo vetëm të këshillohen që janë vrasës nëse dalin nga shtepia, port ë shikohet edhe mbikqyrja elektonike e tyre për ti neutralizuar me çdo çmim. Sepse ka pasur raste të tilla kur një bartës shkoi pak ditë më parë tek një spital privat dhe kërkoi të bëjë skaner. Natyrisht aty ju rrefuzua hyrja po a e imagjinojmë dot xhiron e sa spitaleve ka bërë më parë ai? Këto raste duhen konsideruar si vrasës.
Nëse duam vërtete të përgatitemi duke ju referuar qyteteve me sisteme shumë më të konsoliduara dhe të pasura se ne, duhet të kërkojmë që tani hotele të gatshem për karantinim. Aty duhen shtruar tuba për furrnizim me oksigjen në mënyrë që në rast emergjence aty të zhvendoset pacientët që kanë nevojë thjeshtë për të marë oksigjen, duke liruar shtratet bosh për ata që kanë nevojë për marrjen e oksigjenit përmes aparatëve respiratorë.
Gjithëashtu duhet palnifikuar që tani furnizimi me sasi të madhe oksigjeni.
Këto janë vetëm një seri e vogël masash përtej të cilave sejcili nga kolegët e mij mund të ketë ide shtesë. Por që ato të dëgjohen duhet që në këtë luftë, të mos kemi gjeneral armate një politikan, por një mjek me aftësi menaxhuese që të dijë ti dëgjojë këto zëra dhe të ketë aftësinë për të marë vendimet e duhura në këtë kohë të vështirë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...