Zbuloni çfarë duhet të bëni në rastet kur ju merren mendtë
Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 29 January 2020
Marramendja, ndjesia e humbjes së kontrollit dhe orientimit ka efekt ngurtësues për lëvizshmërinë e njeriut. Marramendja mund të trajtohet nëpërmjet medikamenteve të ndryshme, por në disa raste, trajtimet natyrale funksionojnë më mirë dhe nuk shoqërohen me efekte anësore. Marramendja ose momenti kur ‘të vjen mendja vërdallë’ shkaktohet kur truri percepton që trupi nuk është në ekuilibër.
Në këto raste, njeriu duhet të ulet menjëherë që të shmangë rrezime ose lëndime të rrezikshme. Marramendja është shpesh tregues i një problemi të fshehur mjekësor ose disa prej tyre. Ndonjëherë, marramendja ndodh rrallë ose vetëm një herë, por ka raste kur kjo simptomë përsëritet deri në diagnostikimin e një sëmundjeje. Simptomat e marramendjes mund të zgjasin disa minuta apo disa herë.
Çfarë përfshijnë simptomat
Të përzierat
Të vjellat
Lëvizje jo normale të syve
Dhimbje koke
Djersitje
Zhurmë në vesh
Humbje të dëgjimit
Probleme me orientimin
Dobësi të gjymtyrëve.
Çfarë e Shkakton Marramendjen
Marramendja mund të shkaktohet edhe nga problemet me veshin e mesit. Disa prej shkaktarëve të tjerë të marramendjes janë: Virozat që shkaktojnë inflamacion të veshit.Lëndimet në qafë ose në kokë. Ishemia. Inflamacion të nervave të trurit.
Trajtimet e Marramendjes
Në shumicën e kohës, marramendja shërohet pa patur nevojë për trajtim, sepse truri është i aftë të kompensojë në ndryshimet që shkaktohen tek veshi i mesit për të rikthyer ekuilibrat. Steroidet mund të zbusin inflamacionin e veshit të mesit
Kurat Natyrale Kundër Marramendjes
Një nga mënyrat më të mira natyrale për të trajtuar marramendjen është metoda e Eplit. Kjo metodë përmban disa hapa që duhen kryer çdo natë deri sa simptomat të largohen. Nëse marramendja e ka zanafillën në anën e majtë dhe në veshin e majtë atëherë duhet të ndiqni me përpikmëri hapat e mëposhtme: Uluni në cep të krevatit dhe kthejeni kokën 45 gradë majtas. Shtrihuni shpejt në krevat dhe mbajeni kokën lart në një kënd prej 45 gradë.
Qëndroni në këtë pozicion për 30 minuta. Më pas kthejeni kokën 90 gradë në të djathtë por mos e ngrini. Qëndroni ashtu për 30 sekonda. Më pas kthejeni plotësisht kokën dhe trupin djathtas me shikimin poshtë për 30 sekonda. Ngrihuni ngadalë por qëndroni ulur për disa minuta. Nëse marramendja e ka zanafillën në anën e djathtë të kokës, atëherë këto hapa duhen ndjekur nga ana e kundërt.
Çaji me xhenxhefil
Studimet shkencore kanë treguar se xhenxhefili mund të përmirësojë efektet e marramendjes shumë më mirë se çdo metodë tjetër. Ziejeni xhenxhefilin për 5 minuta. Shtoni mjaltë dhe pijeni dy herë në ditë kundër marramendjes.
Bajamet
Bajamet janë një burim i pasur i vitaminës A, B, dhe E. Nëse hani një grusht me bajame çdo ditë do të prekeni më pak nga marramendja.
Hidratimi
Dehidratimi është një nga shkaktar i fortë i marramendjes. Trupi ka nevojë 8-12 gota me lëngje në ditë. Uji është alternativa më e mirë sepse nuk përmban kalori dhe kafeinë.
Uthulla me mjaltë
Të dyja kanë ndikim kurues për qarkullimin e gjakut në tru. Kombinoni dy racione me mjaltë me një racion me uthull dhe konsumojeni për të parandaluar simptomat.
Vajrat esencialë
Vajrat esencialë të nenexhikut, xhenxhefilit, lavandës dhe limonit janë të rekomandueshëm për menaxhimin e simptomave të marramendjes. Ato mund t’i nuhasni ose t’i aplikoni në lëkurë.
Kur Duhet Të Konsultoheni Me Mjekun
Nëse marramendja përsëritet rregullisht, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek. Për shumë njerëz, marramendja është e padëmshme, por shkaktarët e saj duhen identifikuar patjetër.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
​Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...