“Isha tapë, fjeta tek divani i diskotekës, kur u zgjova…”, Kejvina flet për xhelozinë
Autori: Gazeta inFokus
11:38 | 23 Dhjetor 2019
Modelja shqiptare Kejvina Kthella, e ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora ka treguar dhe një anë të saj që nuk e dinim më parë. Kejvina dikur ka qenë shumë xheloze dhe nga nxehja e tepërt ka arritur t’i thyejë makinën ish-të dashurit.
“Debatoj normalisht, por në një ndër to jam nxehur shumë keq sa i kam thyer makinën atij personi. Ai aty ishte dhe s’kishte ça bënte. E kam thyer me çdo gjë të mundshme që më dilte përpara, me gurë. Xhelozi ishte kështu. Tani jo, s’jam por më përpara bëhesha shumë. Është shumë vetbesim në fakt, tani më pëlqen vetja, bëhem xheloze vetëm për veten”, shprehet Kejvina.
Gjatë intervistës ajo tregoi gjithashtu një rast kur e ka zënë gjumi tek një divan i diskotekës pasi ishte bërë tapë.
“Më pëlqen alkooli shumë. Dikur kam dalë shumë dhe njëherë në Itali më kishtë zënë gjumi tek divani i diskos. Nuk më ka zgjuar njeri, kur u zgjova ishte bosh. Nuk më mori njeri. Ishte ora 6 ishin vetëm dy tipa që po pastronin dhe unë që flija”, është shprehur Kejvina.
Gjatë emisionit ajo ka treguar se si i ka pritur familja e saj komentet apo lajmet negative që kanë dalë për të. Ajo shprehet e lumtur që nuk është rritur në Lezhë sepse tani mund të ishte edhe e martuar.
Aulona Musta: Familja jote me vërtet është kaq imune ndaj gjithë komenteve dhe lajmeve që dalin për ty?
Kejvina Kthella: Në fillim kanë qenë pak të mërzitur, sidomos babi. Mërzitej me atë që thuhej për mua, mërzitej edhe me mua, më thoshte ik nga Shqipëria hajde në Itali, lere fare atë punë. Por pastaj kush më njeh mua më mirë sesa prindërit, kështu që familja ime ka qenë një mbështetje shumë e madhe gjithmonë, edhe kur kam gabuar, nuk më ka bërë kurrë që të ndjej më shumë atë faj. Sa herë i them babit, o Zot falenderoj që nuk jam ritur në Shqipëri. Unë vij nga një fshat i Lezhës edhe nëse nuk do kisha ikur në Itali do isha martuar tani ose do isha në Tiranë në Bllok./oranews








T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...






























